Pse sistemi bankar do te mbetet i qendrueshem
Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, eshte shprehur ne menyre te drejtperdrejte dhe transparente per rreziqet me te cilat mund te perballet qendrueshmeria e stabilitetit financiar te vendit gjate ketij viti. Ne dokumentin e saj me te fundit, "Deklarata e Stabilitetit Financiar per gjashtemujorin e dyte te vitit 2008", ne permbushje dhe te detyrimit qe rrjedh nga ligji "Mbi Banken e Shqiperise", eshte bere nje renditje e qarte e ketyre rreziqeve, te cilat perfitoj nga rasti qe t'i permend edhe njehere publikisht: Se pari, ngadalesimi i ritmit te rritjes ekonomike ne vitin 2009, e ben te veshtire realizimin e treguesve te politikes fiskale ne perputhje me parashikimet e fundit te vitit 2008. Zhvillimet ne tregtine e jashtme do te ndikojne ne renien e grumbullimit te te ardhurave buxhetore, nderkohe qe shtrengimi i kushteve financiare ne ekonomi ndikon negativisht mundesite e sektorit bankar per te financuar deficitin buxhetor. Per kete arsye, ne menyre qe te realizohet objektivi per nivelin e deficitit buxhetor, eshte i domosdoshem rialokimi i shpenzimeve publike sipas rendesise, ne masen e nevojshme dhe pergjate gjithe vitit financiar. Ne terma praktike, kjo do te thote qe aty ku eshte e mundur, te behen te gjitha perpjekjet per te ruajtur burimet e te ardhurave, per te gjetur burime alternative financimi, per te shtyre ne kohe shpenzimet jo urgjente, per te ripercaktuar shpenzimet e planifikuara per kete vit dhe qe jane ende te pakontraktuara ose te pakryera.
Se dyti, zhvillimet ne sektorin e jashtem te ekonomise, kryesisht ne formen e ngadalesimit te eksporteve, renies se dergesave te emigranteve dhe rritjes se importeve, ndikuan mbi ekuilibrin e tregut te brendshem valutor, duke ushtruar presion mbi kursin e kembimit te monedhes kombetare ne fillim te ketij viti. Kursi fleksibel i kembimit eshte nje instrument korrektues, i cili automatikisht ndihmon ne eliminimin e zhbalancimeve ne sektorin e jashtem te ekonomise. Megjithate, ne nje periudhe me afatshkurter, levizjet e shpejta dhe te pakontrolluara te kursit te kembimit, ndikojne negativisht ne psikologjine e publikut dhe fshehin brenda tyre veprime spekulative te subjekteve te ndryshme. Ne kete menyre, krijohen premisa per efekte zinxhir, me pasoja negative ne besimin e operatoreve ndaj monedhes vendase dhe ne aftesine e huamarresve ne valute per te shlyer ne kohe borxhin e tyre. Renia e pritshme e ritmit te rritjes ekonomike gjate vitit 2009, do te reflektoje renien e kerkeses se brendshme dhe si rrjedhoje, mund te shoqerohet me renie te pjeses se saj qe drejtohet per mallra te huaja. Si rezultat, vellimi i tregtise ne pergjithesi mund te shenoje renie, duke realizuar nje korrektim te nevojshem te deficitit ne llogarine korrente te ekonomise se vendit, si edhe duke i vendosur faktoret e kerkese/ofertes per valute te ekonomise tone, ne nje ekuiliber me te qendrueshem.
Se treti, eshte e domosdoshme te rivendosen ritme te qendrueshme te rritjes se depozitave te publikut ne sektorin bankar. Vetem ne kete menyre, do te mundesohet mbulimi me produkte bankare i nje klientele ne rritje dhe me kosto me te leverdisshme. Une perseris se gjendja e sektorit bankar, per sa i takon treguesve te likuiditetit dhe kapitalizimit te veprimtarise eshte e mire dhe mbikeqyrja e tij e vazhdueshme eshte perparesi e Bankes se Shqiperise. Ne besojme qe vendimi i fundit i Kuvendit te Shqiperise, i cili miratoi rritjen e vleres se plote te garantimit te depozitave ne 2.5 milione leke, do te ndikoje ne kthimin me te shpejte te depozitave te terhequra ne sistemin bankar. Niveli aktual i sigurimit te depozitave, i ngjashem me ate te vendeve evropiane, garanton plotesisht dhe pergjithmone kursimet e shumices derrmuese te familjeve shqiptare. Tashme nuk ka arsye objektive qe njerezit te shqetesohen per sigurine e kursimeve te tyre ne banka. Cdo hezitim per te vendosur kursimet ne banka, rrit ne menyre te panevojshme vleren e te ardhurave te munguara per shkak te mosperfitimit te interesave dhe te sherbimeve te tjera bankare. Theksoj qe sektori bankar shqiptar eshte vendi me i mire ku familjet tona duhet te vendosin dhe te rrisin vleren e kursimeve te tyre.
Se katerti, rikthimi i depozitave ne sistem eshte i domosdoshem per te mundesuar edhe nje ecuri financiare me te mire nga ana e sektorit bankar, ne terma te shendetit financiar. Gjate vitit ne vazhdim, veprimtaria bankare pritet te jete me pak fitimprurese, si rezultat i renies se kredise dhe kostove ne rritje per shtimin e depozitave dhe te fondeve rezerve per shkak te cilesise se kredise. E rendesishme eshte qe sektori bankar shqiptar, pas disa viteve te nje fitimi te kenaqshem e ka perdoruar ate, ne pjesen derrmuese, per te fuqizuar kapitalin e sektorit bankar. Gjithashtu, nepermjet nje akti te vecante rregullativ, Banka e Shqiperise i ka kerkuar sektorit bankar te mos shperndaje fitimin e vitit 2008, ne formen e dividentit. Ne kete menyre, kapitalizimi i veprimtarise bankare forcohet me tej, duke ofruar nje garanci me shume per shendetin financiar te sektorit bankar ne vijim. Kohet e fundit, Banka e Shqiperise eshte duke kryer testime te njepasnjeshme, per te gjetur reagimin e sistemit bankar ne qofte se ai do te perballej me rrethana nga me pesimistet. Analizat e perftuara nga stress-test-et e shumta qe jane bere si ne rang sistemi, ashtu dhe ne menyre individuale per cdo banke me vete, tregojne se sistemi ne teresi dhe asnje nga bankat me rendesi sistemike ne vecanti, nuk jane te prekura ne nivelin e likuiditetit dhe te kapitalizimit. Pavaresisht zgjerimit te spektrit te rreziqeve dhe nje viti me te veshtire per zgjerimin e veprimtarise bankare, sistemi financiar dhe sektori bankar do te mbeten te qendrueshem.
* Fjala e mbajtur dje ne konferencen per shtyp me shefin e Misionit te FMN-se per Shqiperine, z. Gerwin Bell dhe Ministrin e Financave, z. Ridvan Bode