E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maceda, njeriu i dites ne Angli

Ne Angli eshte njeriu i dites. Tifozet e Mancester Junajtid dhe gazetat e lartesojne paraqitjen e lojtarit te ri, qe shenoi golin e fitores ne fund te ndeshjes, ndaj Mancester Junajtid. BBC e ka quajtur "mahnitese, te mrekullueshme," - paraqitjen e Macedas, i cili theksoi: "Ndeshja dhe goli i fundit ishte realizimi i nje endrre qe ruaja prej kohesh. Trajneri Ferguson me ka dhene sugjerime te sakta dhe me tha te luaja sa me thjesht. Pastaj, kur mora topin ne fushe mendova vetem nje gje, qe te shenoja. U drejtova drejt turmes,- tha me tej talenti i Mancesterit - dhe shkova atje ku ishin prinderit e mi, sepse ata kishin me shume te drejte per te festuar". Edhe trajneri e pergezoi pas ndeshjes: "Ai ka bere nje pune te shkelqyer, por duhet te qendroje me kembe ne toke",- theksoi Aleks Ferguson. Maceda mbushi 18 vjec, me 22 gusht dhe eshte nje talent i vertete. Ai la Italine, pikerisht Lacion, per te kerkuar me shume para dhe mori ne konsiderate nje oferte jashte. Nje vezhgues anglez, i Mancester Junajtid, e zbuloi nje vit me pare dhe e mori ne Angli, ku me tej iu bashkua ekipit te pare. Ai nenshkroi nje kontrate trevjecare, nje sezon me pare per 80 mije euro ne vit. Klubi i Mancesterit ka punesuar edhe babain e tij, pas transferimit, per te qene me prane te birit, ne Angli.

Talenti

Federiko Maceda eshte popullor edhe me vajzat. Talenti italian ka pozuar, pas golit qe shenoi me ekipin U-18, nje vit me pare ndaj Bernslit, kur edhe bindi drejtuesit per ta afruar me ekipin e pare. Ai shprehet i sigurt se do te behet ylli i ardhshem i Mancester Junajtid. 18-vjecari njihet me nofken "Kiko" dhe konsiderohet si nje prej lojtareve me premtues te futbollit italian. I lindur ne Rome, ai eshte rritur me ekipet zinxhir te Lacios.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›