E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Topalli, me le pas dore

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani u ankua dje para deputeteve se raportet e tij, nuk merren seriozisht nga Kuvendi, ne nje kohe kur hallet e popullit shtohen. I pranishem ne Komisionin parlamentar te Ligjeve per raportin vjetor te ketij institucioni, Dobjani theksoi se "kam depozituar tre raporte me shqetesime te qytetareve ne Kuvend dhe ato prej kohesh, flene ne administraten e ketij institucioni". Duke kritikuar keshtu, indirekt, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, per lenien pas dore te shqetesimeve qe percjell Avokati i Popullit. Ne raportin vjetor dorezuar per vitin 2008, sipas Dobjanit, ankesat me te shumta jane kunder Ministrise se Drejtesise, sistemit te burgjeve dhe zyrave te regjistrimit te pronave. Sipas statistikave te publikuara ne raport gjate periudhes 1janar-31dhjetor 2008, Avokatit te Popullit i jane drejtuar 3657 ankesa, nga te cilat jane shqyrtuar rreth 2922. Jo pak, por 117 ankesa jane bere per zvarritje ne regjistrimin e pasurise se paluajtshme, vecanerisht te apartamenteve dhe oborreve te banesave private. 140 u zgjidhen ne favor te ankuesve. Duke vijuar me 88 ankesa te tjera per problemet e pronave. Ndersa 55 ankesa per ligjin per token, se nuk kane marre token fizikisht, si dhe per mbivendosje toke. Ne te tilla kushte, Dobjani paraqiti dhe nje sere rekomandimesh per permiresim. Avokati i Popullit propozon krijimin e institucionit te edukimit per vendosjen e te miturve, qe kane kryer vepra penale si dhe ndryshime te disa ligjeve qe zbatohen ne vend. Sipas Dobjanit, eshte i domosdoshem, ndryshimi i ligjit per "Pensionet shteterore suplementare te personave qe kryejne funksione kushtetuese", Kodit Zgjedhor, per mos lejimin e pjesemarrjes se femijeve ne fushata elektorale si dhe marrja e masave organizative dhe ligjore per zgjidhjen e problemit te mos derdhjes se kontributeve shoqerore te bashkeshortit/ es te ushtarakeve qe kane perfituar pagesen e papunesise per periudhen 1993-2003. Po keshtu, Avokati i Popullit tha dje para deputeteve, se eshte e nevojshme marrja e masave per identifikimin e numrit te pergjithshem te personave, qe kane perfituar pagesen e papunesise ne baze te ligjit per "Statusin e Ushtarakut te Forcave te Armatosura"

Avokati i Popullit: Pronat e luajtshme, te behet ligj i ri

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i propozon qeverise hartimin e nje ligji te posacem per kthimin dhe kompensimin e pronave te luajtshme. Nje kerkese te tille, Dobjani ia ka paraqitur vete kryeministrit Sali Berisha vitin qe shkoi, por ende nuk eshte marre asnje mase nga qeveria. Per kete arsye, ne raportin vjetor dorezuar Kuvendit, Dobjani e ka paraqitur ne formen e rekomandimit nga institucioni i tij, hartimin e ligjit per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave te luajtshme".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›