E Diel, 1 Nëntor 2026

Bollano: Prokuroria po ben gjyq nacionalist

Vlore- Kryebashkiaku i Himares akuzon Prokurorine e Vlores, per gjyq nacionalist dhe mungese provash. Mengjesin e dites se djeshme, ne Gjykaten e Rrethit eshte zhvilluar seanca e radhes ndaj Vasil Bollanos, per akuzen e "shperdorimit te detyres", nderkohe qe trupi gjykues nuk ka dhene vendim, duke e shtyre per ne daten 21 prill 2009. Ne salle ka qene i pranishem avokati mbrojtes i kryebashkiakut Petraq Curri, i cili ka shigjetuar prokurorin e ceshtjes, njekohesisht edhe kreu i perfaqesuesve te akuzes ne Vlore, Sokol Malaj, se ka ngritur nje akuze me tendence, dhe institucionin si ksenofob.

Ne analizen e tij perfundimtare, Curri deklaroi se "klienti eshte plotesisht i pafajshem dhe po gjykohet me pa te drejte, si pjese e nje procesi penal". Sipas tij, prokuroria e ka te pamotivuar akuzen per konsum te vepres penale te "shperdorimit te detyres" dhe "shkaktimit te demit material ndaj shtetit", per shume arsye. Madje Curri shkoi dhe me tej duke e cilesuar prokurorine si ksenofobe dhe te veshur me nota te theksuara nacionalizimi, fakt ky qe u replikuar nga prokurori i ceshtjes, Sokol Malaj. "Te tilla shprehje ne nje gjykim jane pa vend, duke pasur parasysh se ne proven e depozituar nga prokuroria, ku pasqyrohet marrja ne pyetje e Vasil Bollanos, ai e ka dhene kombesine e tij si shqiptare. Nuk ka vend per kete aludim gjate gjykimit, kur ne jemi perballe shtetasve me te njejten kombesi si e jona", u kunderpergjigj prokurori.

Veprimet e kryera nga Bollano, per urdhrin e shkuljes se tabelave ne gjuhen shqipe ne aksin kombetar Qeparo-Llogara, avokati Curri e argumentoi me faktin se kryebashkiaku ka marre nje mase administrative ne zonen qe eshte ne juridiksion te tij dhe si i tille nuk mund te gjykohet penalisht. "Pse nuk gjykohet penalisht edhe kryeministri i vendit, per ceshtjen e "Zogut te Zi", ku pati te tilla thyerje flagrante administrative, apo titullare te tjere institucionesh e deri te gjyqtaret?", deklaroi avokati. Me tej ai kerkoi shpalljen si te pafajshem per kete veper, duke justifikuar ne mbeshtetje te ligjit apo Kodit Rrugore, veprimin e kreut te bashkise se Himares, si nje territor qe administrohej nga ky institucion. "Nuk ka asnje dem material ne kete ceshtje, toka nuk eshte tjetersuar dhe tabelat e hequra jane magazinuar", perfundoi Curri, duke kerkuar qe akuza te rrezohej si e pa qene.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›