E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrimi proaktiv, si mase perballe presioneve te krizes nderkombetare

Fondi Monetar Nderkombetar, misioni ne Shqiperi dhe grupi qe ka ardhur qendra e FMN, per disponimin e vazhdueshem ne bashkepunimin tone, ka mirenjohjen tone, per ndihmat dhe keshillat qe i japin qeverise shqiptare, per adoptimin e politikave me te pershtatshme ne kuadrin e krizes globale dhe te impakteve qe ajo mund te kete per ekonomine shqiptare. Ne keto dite diskutuam me misionin qe ka ardhur, degjuam konsideratat e tyre dhe vleresojme se kriza e pergjithshme, kriza globale, sigurisht qe ben nje presion te vazhdueshem mbi ekonomine e vendeve te rajoneve, ne menyra dhe ne forma nga me te ndryshme. Per kete arsye, qeveria shqiptare vijon te mbetet vigjilente per te mundesuar marrjen e masave ne kohe ndaj cdo impakti qe mund te kete kjo krize ne ekonomine shqiptare. Ajo qe verehet ne periudhen tremujore te vitit te pare ne vijim ka te beje me nje stabilizim ne sistemin financiar, ne tregun bankar; nje stabilizim po ashtu ne kursin e kembimit te monedhes shqiptare me valuta te huaja; si dhe nje pozicion i pandryshueshem i bilancit te eksporteve, vellimi i eksporteve ne fund te tremujorit te pare eshte ne te njejtin nivel qe ndodhet me nje vit me pare; nderkohe ka nje ngadalesim te ritmit te te ardhurave te buxhetit te shtetit, duke mundesuar qe te vijojme te jemi nder vendet e pakta me rritje te te ardhurave ne buxhet, ne krahasim me nje vit me pare, por me nje ritem me te rene nga rreth 11% qe eshte programi per vitin ne vijim ne tremujorin e pare verehet vetem nje rritje prej 7% e te ardhurave ne buxhet. Kjo rritje e te ardhurave ne buxhet eshte me stabel sa i takon aktivitetit ekonomik te brendshem te vendit, pasi te ardhurat ne administraten tatimore jane konform programit dhe rreth 12% me te larta ne krahasim me nje vit me pare. Ndersa ne vellimin e importeve, ne te ardhurat nga importet kemi nje diference ne krahasim me programin, duke qene gati ne te njejtin nivel me nje vit me pare. Kjo i dedikohet renies se cmimeve ne tregun boteror. Ne tremujorin e pare te vitit te kaluar per shkak te cmimeve te larta qe ka pasur tregu i karburanteve, i dritherave dhe i materialeve te ndertimit, qe ne tremujorin e pare te ketij viti gjenden me shume se te pergjysmuara deri ne tre here me te uleta. Ato kane krijuar nje diference, e cila mendojme se do te kapercehet duke filluar nga muaji maj, kur krahasimi i cmimeve behet i njejte, nese cmimet nuk do te vijojne te kene nje renie te metejshme.

Ne kete kuader, pra qeveria po ndjek me vemendje ekzekutimin e buxhetit. Ne jemi konform programit sa i takon shpenzimeve dhe synojme qe po ashtu ne te ardhura te rikapim diferencen prej 3 miliarde leke te mbetur te parealizuar nga tremujori i pare, sic thashe nga sektori doganor, cka perben nje impenjim shtese per periudhen e ardhshme.

Nga ana tjeter, do te konfirmoj se qeveria do te vijoje te mbaje kontigjenca te medha ne buxhetin e shtetit per te perballuar rrisqe te mundshme, qofte rriskun e te ardhurave, qofte dhe rrisqe te tjera te mundshme qe mund te vijne nga presioni i krizes nderkombetare ne sektore te ndryshem te ekonomise.

Ne pervec, shumes 20 miliarde leke te reja, 2% te PBB-se qe kemi ne kontigjenca, mendojme qe te destinohet teresisht per te garantuar stabilitetin ne perspektive dhe per te menjanuar brisqet e mundshme financiare dhe ekonomike, edhe te ardhurat qe do te vijne nga privatizimet, shuma e te cileve perllogaritet sipas shumave te kontraktuara, rreth 260 milion euro dhe do te jemi kembengules dhe te shpejte ne kontraktimin e kredise qe do te merret ne tregun bankar nderkombetar, per ta bere te mundur qe te jete disponibel ne mes te muajit maj. Qeveria mendon se perballe presioneve te krizes nderkombetare te mbaje nje qendrim proaktiv. Jo vetem te mbaje kontigjenca te larta, te cilat shkojne deri ne rreth 5% te PBB-se, por te mund te perdore pjese te ketyre kontigjencave per te qene aktive ne mbeshtetje te perpjekjeve per te mos u prekur nga kriza. Mendojme qe te veprohet ne dy drejtime, se pari ne nxitjen e kerkeses permes politikes tashme te deklaruar tashme te rritjes se pagave dhe pensioneve dhe se dyti, permes nje mbeshtetjeje ne anen e ofertes, uljes me rreth 5 pike perqindjeje te kontributit shoqeror, takses se punes qe paguajne kompanite. Ne vijimesi do te jemi ndjekje, dhe jemi ne konsulta te vazhdueshme me Fondin Monetar Nderkombetar per te degjuar sugjerimet dhe keshillat e tyre dhe per te mundesuar nje zhvillim stabel, te qendrueshem te ambientit ekonomik dhe makroekonomik shqiptar, si dhe per te mos lejuar qe vendi te perfshihet nga turbulenca te krizes, te cilat do te kishin nje kosto te larte per te rikuperuar situaten edhe nje here ne vend.

* Nga fjala e mbajtur dje, ne takimin me FMN-ne


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›