Pagat rriten 15% ne maj, FMN kunder
Rritja e rrogave dhe pensioneve bashke me uljen e kontributit te sigurimeve shoqerore per biznesin do te jene dy masat per te minimizuar ndikimin e krizes ne vendin tone ka njoftuar dje, ministri i Financave Ridvan Bode gjate nje konference te perbashket me Misionin e FMN-se dhe guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Mirepo, te dyja keto masa jane kundershtuar nga perfaqesuesit e Fondit. Kreu i Misionit te FMN-se Gerwin Bell ka keshilluar qeverine te kete kujdes me rritjen e pagave dhe pensioneve, dhe te mos ule nivelin e sigurimeve shoqerore. Sipas tij efektet e krizes jane shfaqur, dhe do te pasqyrohen ne uljen e nivelit te kreditimit nga bankat, uljen e dergesave te emigranteve dhe uljen e eksporteve. Por duke qene se, FMN ka ndryshuar status ne marredheniet me Shqiperine dhe nuk eshte me ne pozicionin e diktuesit, qeveria nuk do te terhiqet nga planet e saj. Sipas ministrit Bode, duke filluar nga 1 maji do te behet rritja e pagave dhe do te ulet niveli i kontributeve te sigurimeve shoqerore, e njohur ndryshe si taksa e punes. Rritja mesatare e pagave e parashikuar ne buxhet per arsimin shendetesine do te jete 15 per qind dhe per pensionet 10 per qind me diferencime per pensionet e fshatit dhe te qytetit. Kreu i Financave ka dhene versionin e tij per perballimin e krizes, duke thene se, qeveria ka nje fond kontigjence prej 20 miliarde lekesh, i cili do te perdoret ne te dy krahet, ne ate te ofertes dhe te kerkeses. Masa qe kjo qe perkthehet ne rritje pagash, pensione dhe ulje taksash. Ministri Bode tha se, do te jemi ne konsulta te vazhdueshme me Fondin Monetar Nderkombetar per te degjuar sugjerimet dhe keshillat e tyre dhe per te mundesuar nje zhvillim stabel, dhe per te mos lejuar qe vendi te perfshihet nga turbulenca te krizes, te cilat do te kishin nje kosto te larte per te rikuperuar situaten edhe nje here ne vend.