Botohet bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
TIRANË-Katërmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, botime të Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, u promovuan dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, historiani Maringlen Verli e të tjerë të pranishëm e quajtën një ngjarje botimin e këtyre dy librave, që dëshmojnë për herë të parë, përmes shifrash zyrtare, masakrat serbe në Kosovë.
Për drejtorin e Arkivave kosovarë, dr. Jusuf Osmani, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, depërtimet, nuk ka qenë i thjeshtë. Sipas tij, puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. “Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik”, tha Osmani, raporton gazeta Panorama.
- Ai shtoi se publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas dr. Osmanit, opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”, tha ai. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.
- Bilanci i luftës në Kosovë
-
- Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999
-
- - Vrasjet, masakrimet
-
- - Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova
-
- - Varrezat masive
-
- - Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.
-
- - Dhunimet e femrave
-
- - Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.
-
- - Helmimet
-
- - Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.
-
- Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera
-
- Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589
-
- Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
-
- Zyra të vendit: 71
-
- Shtëpi kulture: 30
-
- Biblioteka publike dhe shkollore: 93
-
- Objekte shëndetësore: 123
-
- Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
-
- Kisha katolike: 5
-
- Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.
-
- Pasojat e luftës
-
- Okupimi klasik i Kosovës
-
- Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë
-
- Masakra të mëdha
-
- Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.
-
- Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:
-
- Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
-
- - 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
-
- - 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
-
- - 1739 femra
-
- - 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
-
- - 1450 banorë ende janë të pagjetur.
-
- Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
-
- Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:
-
- Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë
-
- 443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
-
- 247.800 në Maqedoni,
-
- 69.300 në Mal të Zi;
-
- 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.
-
- Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475
-
- refugjatë, duke përfshirë
-
- 13.639 në Gjermani
-
- 7.581 në Turqi
-
- 5.829 në Itali
-
- 5.730 në SHBA
-
- pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.
(d.b/BalkanWeb)