Pse u shit ARMO 16 herë më tepër?
Shitja më e suksesshme e aseteve publike të shtetit tonë që nga viti 1991 rezultoi të ishte transaksioni me kompaninë shqiptare të nxjerrjes dhe shitjes së hidrokarbureve, të quajtur ARMO. Po, si kështu? Mund të thotë shumëkush se ne kemi shitur edhe Albtelekomin, më parë edhe Bankën e Kursimeve, akoma dhe më parë kompaninë celulare AMC. Ku qëndron ndryshimi? Ndoshta pak vetë e dinë, por ARMO u vlerësua dhe mendohej të hidhej në treg rreth katër vite më parë për vetëm 8 milionë euro. Ndërsa tani shitja u realizua në mbi 120 milionë euro. ǒndodhi? U zbulua gjë naftë me bollëk tek ne, si dikur në Detin e Veriut? Asgjë e tillë. Thjesht Shqipëria është bërë më tërheqëse për investitorët. Me anëtarësimin në NATO, pa dyshim edhe një vend më i sigurt. Shifrat për vendet e tjera të ngjashme me ne që janë bërë më parë vende anëtare të Aleancës Atlantike (si Bullgaria apo Romania) dëshmojnë se investimet e huaja janë rritur me shumë herë atje edhe për këtë shkak.
Përderisa ofertat e hapura ditën e ankandit ndryshonin aq shumë nga njëra-tjetra (më e ulëta 16 milionë euro, më e larta 122 milionë), kjo diferencë kolosale dëshmonte për pastërtinë e zhvillimit të ankandit. Asnjë nga kompanitë që morën pjesë në lojë nuk dinte sa do të ofronte tjetra. Kjo të kujton shitjen e hotel “Tirana International” (15-katëshit). Vlera fillestare e ankandit ishte pesë milionë euro dhe hoteli u shit për vetëm pesë milionë e dyqind mijë euro. Kësaj here menaxherët shitës shtetërorë (një nga rastet e rralla) nuk i kishin parashitur interesat publike të shtetit tonë për qëllime vetjake. Që do të thotë se procesi i tenderit nuk mund të ishte më transparent se aq. Duhet thënë se oferta për ta blerë ARMO-n ka pasur të forta dhe të njëpasnjëshme edhe gjatë vitit të kaluar. Por ende nuk ishin pjekur kushtet për ta shitur ndërmarrjen. Në rast se nxitoheshim dhe ia jepnim ARMO-n kërkuesit të parë, ajo mund të ishte shitur edhe 30-40 milionë euro tetë muaj më parë ose tri herë më pak se tani. Prandaj dhe kjo shitje cilësohet më e suksesshmja.
Sigurisht që shitja do të kalojë mes furtunash. ARMO deri tani trashëgoi absurdin shtetëror. Vegjetimin e qindra punonjësve në një strukturë personeli që më tepër i ngjante një regjistri të ndihmës sociale. Protestat e punonjësve që do të ngelen në mes të katër rrugëve do të vijojnë dhe trazojnë ambientin tonë shoqëror e politik. Por një gjë ngelet e panjollë: shitja e suksesshme dhe me shumë leverdi e gjigandit shtetëror të hidrokarbureve. Investuesit e huaj që e blenë, kanë ndërmend një plan biznesi afatgjatë dhe ambicioz. Shitja e ARMO-s pa dyshim i ka hapur portat për një zhvillim zemërdhënës, të paktën në hapjen e vendeve të reja të punës në industrinë e naftës në një të ardhme jo të largët.