Shmanget gjakderdhja, arrestohet Florian Kasembaj
Nuk e ka pasur më shumë të gjatë kur pas një grindjeje të çastit ka nxjerrë pistoletën për ta qëlluar. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e një punonjësi policie që ndodhej rastësisht aty pranë, si dhe e disa qytetarëve të tjerë, ka shmangur gjakderdhjen. Gjithçka ka ndodhur orët e vona të së martës në lagjen nr. 3 Plazh në Durrës, kur Florian Kasembaj, 30 vjeç nga Vlora, në grindej e sipër me një të njohurin e tij, M.M., ka nxjerrë nga brezi një pistoletë që e mbante pa leje. Ngjarja është konfirmuar mesditën e djeshme edhe nga burime të policisë së qytetit bregdetar, sipas të cilave, fatmirësisht në vendin e ngjarjes është gjendur një punonjës policie që së bashku me disa qytetarë të tjerë janë futur për të ndarë sherrin. Në këtë mënyrë, punonjësi i policisë ka mundur të neutralizojë 30-vjeçarin e armatosur që më pas është arrestuar në kushtet e flagrancës. Ndërkohë, sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Durrësit, Ornela Cako, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë model 54 me 6 copë fishekë, ndërsa materialet procedurale për veprat penale të “kanosjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake” i kaluan për ndjekje prokurorisë.
Nuk kanë ngurruar të ndërhyjnë teksa kanë parë grindjen mes dy personave, e aq më tepër kur njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë. Rreth orës 22:00 të së martës, pikërisht në vendin e njohur si Sektori Apolonia në plazhin e Durrësit, Florian Kasembaj nga Vlora, është përfshirë në një sherr banal me M.M.
Nga të dhënat policore, mësohet se situata ka degraduar deri në atë pikë, sa që 30-vjeçari ka kërcënuar me jetë personin tjetër dhe në këtë moment ka tentuar ta qëllojë me pistoletë.
Edhe pse gjendja dukej e rëndë, në këtë moment kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin e veprimeve të mëtejshme të autorit dhe duke parandaluar kështu një ngjarje të mundshme kriminale, një punonjës i policisë së Durrësit, i ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes si dhe qytetarë të pranishëm.
Më pas, polici ka thirrur për ndihmë kolegë të tjerë dhe këta kanë marrë menjëherë masën e arrestit ndaj 30-vjeçarit. Gjithashtu, në komisariat është shoqëruar edhe personi tjetër, protagonist në ngjarje, i cili është marrë në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Më pas, mësohet se M.M. është lënë i lirë ndërsa për Florian Kasembajn, policia e Durrësit tha se tashmë i duhet të përgjigjet për veprën penale të “kanosjes” dhe “armëmbajtjes pa leje”.