E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronari i lokalit vret me thikë klientin, arrestohet

Ka mjaftuar një grindje e castit dhe pronari i një lokali ka goditur me thikë për vdekje klientin e dehur. Policia ka arrestuar agresorin 25 vjecar vetëm pak minuta pas krimit dhe ka konstatuar se dhe pronari i lokalit ishte në gjendje të dehur 

PESHKOPI-Një person është vrarë me thikë gjatë mesnatës nga pronari i një lokali të qytetit të Peshkopisë. Policia e këtij qyteti bëri të ditur se ngjarja ndodhi brenda në qytet në njërin nga lokalet e qendrës ku viktima ndodhej prej disa orësh duke pirë alkol. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se viktima quhet Hekuran Kaleci 58 vjec dhe se ka gjetur vdekjen pas goditjes me thikë nga 25 vjecari Dorjan Iskurti. Autori është arrestuar menjeherë nga policia e Peshkopisë pa bërë rezistencë, ndërsa sqaroi në komisariat se e kishte goditur 58 vjecarin pas një grindje të castit ku viktima ishte në gjendje të dehur. Policia ka konstatuar se edhe autori në momentin e krimit ishte nën efektin e alkolit. 25 vjecari do të përballet me akuzën e vrasjes ndërkohë që ekziston frika e ndonjë konflikti të mundshëm mes familjes së viktimës dhe asaj të agresorit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›