E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyset autobusi nga Kosova, s’ka të plagosur

Autobusi me targa 454 KS 673 është përplasur me një trafikndarësë dhe më pas është përmbysur në autostradën Tiranë- Durrës. Policia tha se nuk ka të plagosur mes pasagjerëve ndërsa po heton për shkaqet e aksidentit. 

TIRANE- Një autobus me pasagjerë me destinacion Kosovën, ka dalë jashtë rruge në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe në aksident nuk ka të dëmtuar mes pasagjerëve. Sipas hetimeve fillimisht autobusi me targa 454 KS 673 është përplasur me një trafikndarësë dhe më pas është përmbysur. Një grup specialistësh po hetohnë shkaqet e plotë të këtij aksidenti.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›