E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli festoi 60-vjetorin e krijimit të shtetit



Në mbarë Izraelin janë zhvilluar aktivitete për të festuar 60 vjetorin e krijimit të shtetit. Gjatë këtyre festimeve u organizuan koncerte ndërsa familjet izraelite përgatitën piknikë në ditën e festës kombëtare. Izraeli u vetëshpall shtet i pavarur në 14 maj 1948, tre vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vdekjes së 6 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit. Por palestinezët e njohin ditën e krijimit të Izraelit si “Katastrofa”. Ata marshuan në mënyrë solemne në Bregun Perëndimor, në marshe që simbolizojnë shpresën e refugjatëve palestinezë për t’u rikthyer në fshatrat e tyre që tani janë brenda kufijve të Izraelit. Popullsia është rritur dhjetë herë më shumë pas krijimit të shtetit, ekonomia dhe ushtria e vendit janë në pozita më të fuqishme dhe se ato që i kishin ëndërruar themeluesit e shtetit.

Duma jep miratimin që Putini të bëhet kryeministër i Rusisë
Duma ruse është pajtuar sot me propozimin e presidentit të porsazgjedhur rus Dimitrij Medvedev që kryeministri i ri i vendit të jetë presidenti i deridjeshëm Vladimir Putin.
Për kandidaturën e Putinit kanë votuar 392 deputetë, apo 87.1 për qind, derisa kundër kanë qenë 56, respektivisht 12.4 për qind.

Rusi, Duma i jep Putinit miratimin “Kryeministër i vendit”

Ish-shefi i shtetit rus mori dje miratimin nga Duma për detyrën e re. Zgjedhja e tij mbahej si formale, pasi partia e tij në Duma ka shumicën prej dy të tretave. Parlamenti rus me shumicë votash miratoi emërimin e Vladimir Putinit për kryeministër të Rusisë. Për ish-presidentin rus votuan 392 deputetë, 56 ishin kundër. Partia Komuniste votoi e vendosur kundër kandidatit të presidentit Medvjedev. Putin pas tetë vitesh qëndrimi në postin e presidentit i dorëzoi para dy ditësh këtë detyrë, Dimitrij Medvedevit. Në të ardhmen Putin planifikon që të drejtojë vendin me presidentin e ri Dimitrij Medvedev, i cili po ashtu ishte i pranishëm në seancën e votimit.

9 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›