Nuk i ndaloi policisë Kamzë, shkëmbim zjarri, policia vret një person
Autori i Lajmit: Redaksia
Një 32-vjeçar mbeti i vdekur mbrëmë pak pas mesnate në Kamzë. Ai u qëllua nga patrulla e policisë gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy personave në ndjekje dhe Patrullës.
Policia ishte vënë në ndjekje të tyre, pasi ishte sinjalizuar që ata kishin vjedhur një gjenerator, që në fakt u gjet i fshehur në bagazh. Viktima është Ahmet Bardhoshi nga Valiasi. Familjarët janë shprehur të indinjuar dhe mosbesues ndaj shtetit. Ata thanë se "djali ynë është vrarë nga policia". Personi tjetër, që shoqëronte viktimën ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar policisë.
Versioni zyrtar
Policia ka dalë menjëherë me një qëndrim zyrtar në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, Bardhoshi, duke u mbrojtur me idenë se qytetari që vranë patrullat e Komisariatit nr 5, ishte i armatosur dhe së bashku me persona të tjerë, hapën zjarr me armë ndaj uniformave blu që dëshironin të kryenin një kontroll rutinë. Sipas hetimit që evidenton policia, Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, duke patrulluar në zonën pranë shkollës “Agrobiznes”, në momentin që i kanë bërë shenjë për të ndaluar dhe për t’iu nënshtruar një kontrolli rutinë, personat brenda në automjetin tip “Benz” me targë TR3854 G, nuk kanë ndaluar. “Nga Patrullat e Policisë, personave në automjet u është bërë thirrje me fenelinë, por pasi kanë ndaluar mjetin janë larguar menjëherë me vrap. Thirrjes së policisë “Ndal Policia”, një prej personave i armatosur, në moment i është përgjigjur me zjarr, duke qëlluar me armë në drejtim të Patrullës së Përgjithshme të Policisë”, - thotë Policia e Tiranës. Të ndodhur përpara këtij sulmi, vazhdon qëndrimi zyrtar policor, edhe Patrulla e Policisë i është përgjigjur zjarrit të armës duke qëlluar në ajër. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes është gjetur i pajetë shtetasi Ahmet Bardhoshi, 32 vjeç. Ai mbante të veshur një xhup ushtarak, në duar mbante doreza, si dhe një palë pinca të fshehura në trup.
Makina ishte e vjedhur
Ndërsa, automjeti me të cilin udhëtonin këta shtetas ishte i vjedhur në zonën e Paskuqanit në pronësi të shtetasit Man Demiri, po kështu edhe një gjenerator elektrik, i cili ndodhej brenda në këtë mjet. Në vendin ku rezulton i vjedhur gjeneratori, u konstatua se autorët kanë tentuar të vjedhin edhe një automjet tjetër tip Benz, të cilat ishin në pronësi të shtetasit Enkelejd Çali, ndodhur në zonën e Paskuqanit.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010