E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombi ze rrugen Frrok Cupi

Sikur te mos ishte kombi, kesaj here Socialistet do t’ia dilnin mbane. Gushti do te ishte muaji i fundit i veres dhe i paqes. Kryetari socialist dhe nje shpure e vogel rreth tij, prej kohesh ishin betuar se ne vjeshte “do t’ia bejme fora”, dmth., do ta merrnin pushtetin. Por qelloi Kosova ne rruge. Kosova do te thote ceshtje e kombit. Kosova fitoi ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise dhe kjo ngjalli nje vale te re boterore pro dhe kunder pavaresise se Kosoves. Bashkimi Europian, Keshilli dhe Parlamenti i Europes... te gjithe kesaj vere dhe ne vjeshten qe vjen jane te angazhuar me zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Keta duhet te bindin pese anetaret e BE qe nuk e njohin pavaresine; por kjo nuk eshte pune e vogel. Edhe Shtetet e Bashkuara agjenden primare politike kane Kosoven. Hera e pare ne historine e kombeve kur shqiptaret behen fjala kryesore e politikes boterore... Ne keto rrethana, Socialistet (ish- komuniste) do te merrnin torben ne dore dhe do t’i drejtoheshin Brukselit me kerkesen “duam pushtetin”. Ne Bruksel do te beinin thirrje “o pushtetin, o dalim ne rruge”.... Kush mund t’i degjoje me, qofte edhe per meshire ose per politese?!...
Doli kombi ne rruge dhe iu preu endrren per pushtetin pa vote.
Ne kushedi sa raste, te pakten gjate historise se re, ceshtja kombetare eshte ngaterruar me deshiren e afert te marrjes se pushtetit. Ne vitin 1991, bash ne ditet kur punetoret e Stari Tergut nisen levizjen popullore “per Republike”, ne Valias te Tiranes nisen manifestime te ngjashme. Sipas deshmive te mevonshme, njerez te Sigurimit te Shtetit kishin ngritur ne kembe minatoret ne “emer te demokracise”, por me qellim qe te paralizonin frymen “republikane” te kombit shqiptar ne Kosove.
Ne te folmen e perditshme eshte instaluar biseda se “sa here kombi ndihet mire mes aleatesh, dikush i prish punet nga brenda”. Kesaj here, me levizjen Socialiste per marrjen e pushtetit ne rruge, vihet nje pikepyetje tjeter edhe mbi vete aftesine shtetformuese te kombit si ketu edhe pertej kufijve.
Fshehurazi nesh, dikush shtron paradigmen: “Kombin e kemi, demokracine ta bejme sic duam ne”. Ky eshte problemi me i ngaterruar. Sepse kjo fsheh etjen per pushtet duke perkedhelur formalisht kombin. Pyetja shtrohet: Kombin e kemi, apo edhe ta bejme?
Pyetja ka tronditur boten gjate nje historie shume te gjate, jo vetem kete fillim te shekullit 21, dhe jo vetem ne periferi te zemres se Evropes, sic jane edhe Shqiperia, Greqia, Turqia, Shkupi, Serbia, etj. Nuk i mbani mend? Manifestime shume te zjarrta qe kane perfshire Ballkanin, rreth thirrjeve idiote te disa ushtareve greke kunder fqinjeve, deshmuan se ne kete pjese te paeuropianizuar ende, po shtrohet me vonese pyetja: “Ta kemi atdheun? Apo ta kemi dhe ta bejme atdheun, dmth., kombin?”. Kombe te tjere, si psh., kombi gjerman apo kombi francez, pyetjen magjike e kane elaboruar shume me shpejt. Kur gjermanet leshuan thirrjen absurde: “Mbyllni portat, mos lejoni te hyjne me cifute; as nga Lindja (dmth., Austria)”, Europa ndodhej pikerisht ne turbulliren per te zgjidhur enigmen e madhe mbi vleren e kombit: Eshte, apo edhe behet?. Instinktet e popujve per dominimin e races se forte mbi te dobeten, ne Evropen me “evropiane te mire”, sipas Nices, u eliminuan dhe u shtruan ne linjen e ceshtjes: “ta bejme kombin, jo vetem ta kemi”... Kur po shikoj se si njerezit te etur per pushtet nuk ndalen aspak para disa piketave qe percaktojne vijat nga mund te kaloje kombi per nje te ardhme me te mire, atehere bindem se kot thone, pa kombin nuk e kane te parin ne agjende. Kur degjoj disa deputete o ne greve urie, o ne podiume qe therrasin “se shqiptaret nuk ua falin”, me duket se keta tallen me kombin. Si mund te flase nje lepurush nga Librazhdi ose nga Blloku komunist ne emer te te gjithe shqiptareve? Disa studente protestues nga Shkodra pak kohe me pare kishin formuluar fraza: “nuk ka burre qe luan me kombin tone”. A nuk jane edhe keta nga pjesa qe ushqejne paradigmen se “kombin e kemi, keshtu sic e kemi”. Valle a nuk duhet persosur e modernizuar atdheu dhe kombi?! Socialistet qe po e nxijne jeten dhe natyren e kombit si “komb ne krize”, “Shqiperia- simbol i leckes ne festival”, “ komb i pabere”, etj., synojne uljen e vlerave kombetare me qellim marrjen e pushtetit.
A behet atdheu, apo eshte mjaftueshem ai qe kemi qe ne lindje?
Pyetja ka tronditur me heret kombe dhe shtete shume te perparuar, jo vetem kete zone periferike te Perendimit. Filozofet e shoqerise se hapur perendimore kane konstatuar me heret se mbi shpirtin e nje populli qe vuan nga ethja kombetare dhe nga ambicia politike, dhe qe “deshiron te vuaje nga ato”, perseri, kalojne re dhe trazira, dmth., budallallosjeje. Sikur Fati i Keq i kombit te kishte nje fytyre njerezore do te gezohej pse ne harrojme punet per ta bere atdheun dhe kombin me te bukur, me te evropianizuar, me te qyteteruar. Sikur kombi te mos u zinte rrugen, shume patriote do te ishin te lumtur se do te kishin marre pushtetin ne mes te nates.
Po a i duhej kombi kombit ne nje rraskapitje lufte per pushtet ne mes te rruges?
Evropa quhet komb sepse ka pranuar formulen magjike “res ficta et picta”, qe do te thote se kombin jo vetem e kemi te lindur, por edhe te bere, “te bere dhe te zbukuruar” (res ficta et picta). “Patriotet” gjithe naten kerkojne fraza dhe elegji si te nesermen ta pershkruajne kombin sa me keq, sa me “ne krize”, “ne vuajtje”, “ne uri”. Keta adhurojne kombin e rraskapitur...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›