Assange imuniteti diplomatik i pavlefshem

Suber i blinduar. Nuk ka asnjë automjet të ambasadës së Ekuadorit që do të mund të transportojë Julian Asanzh jashtë ambjenteve të saj. Themeluesi i Uikiliks, i cili prej dy muajsh është mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, nuk duhet të ketë asnjë rrugëdalje. Informacioni i cili deri një ditë më parë ka qenë shumë i rezervuar, tashmë është publikuar. Një fotograf ka arritur të fotografojë disa dokumente në duart e një polici mbi rregullat që përkufizojnë ndërhyrjen në rast se Asanzh përpiqet të dalë nga ambasada me anë të një automjeti, i cili mbrohet nga imuniteti diplomatik. Asanzh pasi ka humbur të tëra apelimet për të evituar ekstradimin në Suedi, ku duhet të përballet me dy akuza për përdhunim, nuk ka asnjë mundësi për t’u larguar nga selia diplomatike. Me pak fjalë ai është i blinduar brenda. Kjo është cilësuar si një gafë nga ana e Skotland Jard, një agjent policie roje është fotografuar para ambasadës me një sërë dokumentesh në dorë. Falë një teleobjektivi, tashmë është zbuluar se policia britanike e vendosur jashtë ambasadës së Ekuadorit në Londër është e gatshne të bëjë të pamundurën për arrestimin e tij. Agjentët që ruajnë 24 orë ambjentet e ambasadës kanë marrë urdhër që të mos respektojnë asnjë privilegj diplomatik për të ndaluar Asanzh që të largohet.