E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Ping-Pongut, faktohen vetëm dy raste falsifikimesh

27/10/2011  Nuk ngritën linjë të mirëfilltë trafiku

TIRANE-Njësia Task-Forcë do i kërkojë sot gjykatës caktimin e masës arrest në burg për biznesmenin Sukaj dhe sekretarin e Federatës së Ping-Pongut Martin Deda. Sipas burimeve pranë Prokurorisë ekzistojnë prova bindëse për lënin në burg të dy të arrestuarve të dy ditëve më parë. Hetuesit thanë se fillimisht çështja është regjistruar si procedim në Shkodër, për shkak se kjo e fundit kishte mundur të interceptonte një bisedë telefonike të biznesmenit Sukaj. Mirëpo pasi është konstatuar se ai bashkëpunonte dhe me një person në Tiranë, është vendosur që çështja të referohet në njësinë e përbashkët hetimore në Prokurorinë e Tiranës. Nga hetimet e kryera, rezulton se janë vetëm 5 raste të izoluara dhe se personat e ndaluar gjatë ushtrimit të aktivitetit kriminal nuk kishin mundur të ngrinin një linjë trafiku të mirëorganizuar në drejtim të Kanadasë. Momentalisht Prokuroria ka faktuar vetëm dy raste, ku biznesmeni Sukaj siguronte personat, ndërsa sekretari i federatës së Ping-Pongut firmoste dokumentet, për të kaluar klandestin në Kanada. Për çdo rast, të arrestuarit kërkonin nga 5 deri në 6 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›