E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekligji për heqjen e vizave me Serbinë, debate në Kuvend

TIRANË- Projektligji për heqjen e vizave me Serbinë ka shkaktuar debate të forta në seancën e sotme parlamentare. Në emër të opozitës deputeti Pandeli Majko tha se shkaku për këtë qëndrim ishte jo vetëm situata në Kosovë, por edhe dyshimet se kjo marrëveshje i hap rrugën njohjes së një pakice serbe në vendin tonë. Megjithatë në fund ligjvënësit socialistë votuar pro saj.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me lëvizje të lirë, por është thjeshtë një performancë e një lëvizje të kufizuar, e cila bazuar në këtë negociatë të bërë nga ana e qeverisë shqiptare, në thelb ka dy qëllime sipas meje. Së pari, qeveria e Shqipërisë ka shprehur një koshiencë aspak të drejtë duke i ofruar Serbisë paritetin që i ka ofruar Malit të Zi dhe Maqedonisë. Së dyti, qeveriae Shqipërisë edhe me rastin e kësaj marrëveshje është e detyruar para Parlamentit Shqiptar të shprehet, ka minoritet serb në Shqipëri”, tha Majko.

Nga ana e mazhorancës ishte deputeti Tritan Shehu, i cili theksoi se kjo marrëveshje nuk ka asnjë qëllim antikombëtar, por do ju shërbejë jo vetëm qytetarëve shqiptarë, por edhe shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Mua më vjen keq, që në këtë gjendje diskutojmë sot në Parlamentin shqiptar dhe deklarohet vota kundër e grupit të PS dhe për një marrëveshje të lirë, e cila i shërben njerëzve në tërësi. Të nderuar kolegë, marrëveshja që po diskutojmë sot është e rënësishme, është standarte. Të kërkosh të gjesh klecka nëpër të, elementë teknikë, nuk është e vërtetë. Kjo është një marrëveshje standarte midis vendeve që dëshirojnë të jetojnë në paqe, midis vendeve që duan që qytetarët e tyre të lëvizin të lirë, që të jenë qytetarë me të drejta europiane, midis vendeve që dëshirojnë të ndërtojnë aspirata të reja mbi një të kaluar ndoshta të hidhur shpeshherë. Kjo është merita e madhe e kësaj qeverie”, tha Shehu.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuvend, shtyhen ligjet me 3/5, miratohen të tjera Tahiri: Gjobë se i prisha humorin Vokshit, për Gërdecin s’u dënua njeri Ligji i mbetjeve, FRESSH proteston para parlamentit VIDEO: Projekligji për heqjen e vizave me Serbinë, debate në Kuvend

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›