Pusetat vrimat e zeza të Tiranës
Shumë puseta të ujrave të zeza dhe të instalimeve elektrike dhe telefonike në Tiranë janë pa kapakë dhe kjo ka bërë që rrezikshmëria e aksidenteve të jetë e pranishme.
Kapakët shfryëzohen për përfitime ekonomike, duke u shitur për skrap dhe të gjitha shkojnë drejt kombinatit metalurgjik të Elbasanit.
Por edhe banorët dinë ti shfrytëzojnë mjaft mirë, sepse i përdorin në vend të koshave të mbeturinave. Siç shihet dhe nga pamjet pothuejse në të gjitha rastet pusetat janë të mbushura me mbeturina.
Ka dhe nga ata banorë të cilët , në rastet kur pusetat ndodhen para bizneseve të tyre,i kanë mbuluar vetë me dërrsa për të shmangur aksidentet.
Në zgjedhjet e 8 të majit u premtua se do të përmirësohet infrastruktura, deri tani siç duket nuk është mbajtur ky premtim, ngelet të presim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Shkrime të tjera me interes: