E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, banorët konfliktohen me policinë për ujësjellësin

DIBËR- Konfrontime mes policisë dhe banorëve të Komunës Kala e Dodës ne qarkun e Dibrës. Shkak për konfliktin vijon të mbetet cështja e rikonstruksionit të ujësjellësit të kësaj zone.

Kështu, mesditen e sotme banorë të kësaj Komunë nuk kanë lejuar vijimin e punimeve, duke pretenduar se projekti i ujësjellësit bën që të ngelen pa ujë 4 fshatra e kësaj komune.

Situata ka precipituar në përdorimin e dhunës. Në vendngjarja kanë qenë rreth 40 forca policie, një situatë që ka ndodhur larg prezencës së kamerave.

Banorët shprehen për NEWS24 se janë të vendosur në moslejimin e punimeve për rikonstruksionin e ujësjellësit edhe në ditët e ardhshme.

Kjo është e disata herë që cështja e ujësjellësit kthehet në burim konflikti mes banorëve të kësaj zone dhe policisë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›