Heqja e barrikadave nuk është më prioritet i KFOR-it

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki ka deklaruar të enjten se forcat ndërkombëtare në Kosovë do të vazhdojnë heqjen e barrikadave, por barrikadat nuk janë “çështja kryesore dhe më e rëndësishme”, e zgjidhjes së situatë në veri të Kosovës.
"Heqja e barrikadave bën pjesë në kontekstin e situatës së përgjithshme në veri të Kosovës, por ato nuk janë më kryesoret dhe më të rëndësishmet. Çështja kryesore është të arrihet situata në të cilën të gjitha palët do të bisedojnë ndërmjet veti dhe ato të shikojnë në të ardhmen dhe të veprojnë në përputhje me këtë", citohet të ketë thënë Novicki për Tanjug.
KFOR, sipas fjalëve të tij, “ndoshta edhe në ardhmen do të detyrohet të heqë barrikadat, sepse sigurimi i lëvizjes së lirë është njëra nga detyrat që ka FKOR - i në Kosovë.
Novicki ka thënë se KFOR lejon protesta por nuk do të lejojë dhunë kundër pjesëtarëve të tij.