Publikohet raporti "Të jetosh në geto"
Forumi 2015 ka publikuar studimin "Të jetosh në Geto", ku Kosova paraqitet si vendi më i izoluar në Europë. Diskutuesit në debat thanë se kosovarët refuzohen më së shumti për marrjen e vizave Shengen, si dhe paguajnë tarifa më të larta sesa qytetarët e tjerë të rajonit. Kosova mbetet vendi më i izoluar në Europë, u tha dje në një debat të organizuar nga Forumi 2015, me temën "Të jetosh në geto". Lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa viza mundësohet vetëm në katër shtete fqinje të saj, ndërkaq për të aplikuar për viza në shtete të tjera, kosovarët ballafaqohen me pritje, refuzim dhe pagesa më të shtrenjta, sesa për qytetarët e tjerë europianë, u tha në debat. Si problem tjetër u paraqit edhe mosnjohja e pasaportës së Kosovës nga shumë vende.
Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, drejtoi kritika si në adresë të Brukselit, ashtu edhe të autoriteteve kosovare, për mungesë të politikave afirmative. "Kosova në këtë moment mund të udhëtojë pa viza vetëm në katër vende të botës. Është një dimension i cili me të vërtetë na bën jo vetëm të ndihemi që jemi në geto, por na bën të ndihemi mjaft të fyer dhe inferiorë karshi një atmosfere politikëbërëse edhe brenda Prishtinës, edhe brenda Brukselit dhe të gjitha qarqeve të tjera, të cilat janë të involvuara në këto- lirisht mund të them -marifetllëqe", tha Shllaku.
Refuzimi i kosovarëve për vizën Shengen kap 37 përqindëshin e aplikuesve, ndërkaq pagesat e nevojshme janë më të larta, krahasuar me qytetarët e tjerë të rajonit, tha Shllaku.
Muhamet Mustafa, drejtor i institutit RIINVEST, tha se Kosova, si shtet i ri, ka ende institucione të brishta, të cilat nuk mund t‘u garantojnë qytetarëve të drejtat e tyre si brenda shtetit, ashtu edhe jashtë tij. "Duke qenë një shtet i ri me institucione të brishta, i përballur me faktin se ne kemi një ekonomi të paqëndrueshme, me papunësi të madhe dhe me varfëri jashtëzakonisht të lartë për një vend europian, detyrohemi të jemi të durueshëm", tha Mustafa. Duke u ndërlidhur në pasojat që shkakton mungesa e qarkullimit të lirë, Fehmi Hajra, nga Organizata Federalistët e Rinj Europianë, tha se pengesat për kosovarët po paraqiten edhe në kuadër të manifestimeve kulturore dhe sportive, që organizohen në rajon dhe Europë.
"Është raportuar se një grup i artistëve kosovarë nuk do të mund të udhëtojë në Festivalin Ndërkombëtar të Sarajevës, i cili është një festival mjaft prestigjioz, ku në vitin 2005 kosovarët patën marrë një çmim special me filmin ‘Kukumi‘, çka do të thotë se çështja e vizave, përveç izolimit politik dhe ekonomik, po e izolon Kosovën edhe në aspektin kulturor e sportiv", tha Hajra.
Forumi 2015 ka prezantuar dhe një studim ku botohen edhe rekomandimet për Bashkimin Europian që të marrë në konsideratë gjendjen në të cilën gjenden qytetarët e Kosovës, për sa i përket lirisë së lëvizjes, përderisa institucioneve të Kosovës u kërkohet një angazhim më i madh që gjendja e tanishme e getoizimit të tejkalohet.
Komisioni Europian ka komunikuar tashmë vendimet që Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia të përfshihen në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, ndërkaq Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina duhet t‘i plotësojnë kriteret teknike.
Për sa i përket Kosovës si shtet i ri, mbetet të shihet nëse ka vetëm probleme teknike të menaxhimit të kufijve dhe pasaportave biometrike, apo do të paraqiten edhe probleme politike për shkak të mosnjohjes së saj nga pesë vende anëtare të BE-së.
Qeveria e Kosovës pret që këto çështje të sqarohen gjatë muajit nëntor të këtij viti në raportin e fizibilitetit për Kosovën nga Komisioni Europian