Publikohet romani "Senjoria" i Jaume Cabre
Vjen në shqip një ndër romanet më të njohura të shkrimtarit dhe skenaristit të shquar katalan, Jaume Cabre, "Senjoria". I përkthyer në disa gjuhë të botës dhe i vlerësuar me një sërë çmimesh të njohura letrare, romani "Senjoria" është cilësuar si vepra më e mirë e përkthyer në Francë gjatë vitit 2004. Tashmë pranë lexuesit shqiptar ky libër vjen i përkthyer me mjeshtëri nga përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Bashkim Shehu. Tematika kryesore e këtij romani është korrupsioni në drejtësi , i cili buron nga pushteti absolut. Edhe pse ky libër është përkthyer pak kohë më parë, autori i librit kishte mundësinë që të vizitonte Shqipërinë dhe të fliste për librin e tij të enjten ne nje ceremoni të zhvilluar në Teatrin Metropol , ku i pranishëm ishte edhe ambasadori spanjoll në Shqipëri, Manuel Montobbio.
Jaume Cabre ka lindur në Barcelonë. Krijimtaria e tij përmbledh romane, ese , drama dhe skenare televizive. Ndër veprat e tij më të njohura janë "Hija e Eunukut", "Zërat e lumit", "Rrjeta e merimangës", etj.