E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të krishterët janë më të persekutuarit e botës

25-03-2011 / Nga Alberto Mucci (Il Foglio)

Sipas një raporti të organizatës britanike Ndihmë kishës që vuan, institucion ky që ndihmon kryesisht të krishterët e persekutuar, 75% e persekutimeve kryhen kundër të krishterëve. Raporti me emrin “Të Persekutuar dhe të Harruar” ekzaminon kushtet e të krishterëve ne 33 vende të zgjedhura prej tyre. Përcaktimi i persekutimit nga organizata në fjalë merr në konsideratë vetë aktet në bazë të  të cilave ka motive të intolerancës fetare. Sipas këtij përcaktimi vendet në të cilat kushtet e jetesës të besimtarëve janë më të vështira janë Kina, Irani, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite. “Të Persekutuar dhe të Harruar’ nuk është raporti i parë që evidenton trajtimin kundër të krishterëve në këto vende. Gjithsesi, rezultati më shqetësues i raportit është zbulimi se në 22 prej 33 vendeve të ekzaminuar shtypja kundrejt të krishterëve është në rritje.
Lindja e Mesme dhe Afrika e jugut janë zonat më me rrezik, sulmet kundër Kooptëve në muajt e fundit në Egjipt kanë shkaktuar më shumë se 50 të vdekur dhe situata të ngjashme hasen  në shumë vende të rajonit. Pontifex ka shpjeguar që gjithmonë dhe më shumë të krishterët e lindjes së mesme “konsiderohen si perëndimorë dhe duke mos arritur të sulmojnë direkt perëndimin, sulmet i drejtohen të krishterëve bashkombas”. Në një diskutim të mbajtur së fundmi në bashkësinë e Shën Exhidios, arqipeshkvi i Mosulit, Imzot Bazile Kasmoussa, ka theksuar se “të krishterët në Irak përqasen përherë dhe më shumë me okupatorët amerikanë dhe sulmohen pikërisht për këtë gjë”.
Relacioni identifikon edhe zhvillimin e një tipi persekutimi që po konsolidohet në vende si Venezuela, Zimbabve por edhe në Izrael. Forcimi i nacionalizmit, të bazuar në elemente ideologjike apo fetare, ka dhënë një shtysë në shkeljet e të drejtave të pakicave fetare përfshi këtu edhe ato të krishtera.
Nuk është lënë pa u kritikuar edhe qeveria angleze. Ann Widdecombe, një ish deputet konservator që prej një jave ka vënë në dukje se -Westminster – ka thënë Widdecombe, “përpiqet të mbrojë të drejtat e pakicave në Angli por kthehet nga ana tjetër kur flitet për të mbrojtur të drejtat e të krishterëve përtej detit”. 
Përgatiti Ilirian Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›