Ku je Amerikë?
Me SHBA-të që refuzojnë të marrin rolin e zakonshëm të drejtuesit, Europa gjendet përpara limiteve të saj të fuqisë ushtarake dhe të koordinimit. Operacioni kundra Gedafit rrezikon të jetë prova e pafuqisë së saj të veprojë vetëm
The Daily Telegraph
Harrojeni emrin Operacioni Alba të Odiseas, rastësisht të shpikur nga kompjuterët e Pentagon-it dhe të caktuar atributit amerikan në fushatën ushtarake në Libi. Gjithashtu, harroni dhe Operacionin Ellamy, emër i koduar i përfshirjes britanike, jo më e rëndësishme se e para. Fushata në Libi duhet të quhet: “Lufta që askush nuk dëshiron të udhëheqë”.
Jemi në luftë vetëm prej katër ditësh, por janë shfaqur dallime serioze në udhëheqjen e koalicionit sesi të çohet përpara kjo fushatë. Kuptohet lehtë hezitimi i Barak Obamës për të marrë një rol udhëheqës në një konflikt që nuk ka dëshiruar. Kjo është një luftë që Amerika me të vërtetë nuk ka dashur të luftojë.
Britania e Madhe dhe Franca kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të vendosur së bashku një konsensus ndërkombëtar në krijimin e një zone të ndalim – fluturimit. Nëse Londra dhe Parisi janë aq të etura për t’u përballur me Gedaf-in, përse nuk e drejtojnë vetë këtë fushatë? Në fund të fundit, vetëm në fund të vitit të kaluar qeveritë britanike dhe franceze kanë firmosur një pakt të ri bashkëpunimi për mbrojtjen, që i pengon të bashkëpunojnë më ngushtë në çështjet ushtarake. Francezët kanë rënë dakord që të na lejojnë të përdorim një nga aeroplanmbajtëset e tyre, duke supozuar – natyrisht – që ne kishim avionë luftarakë për të ngritur.
Problemi i parë me të cilin përballet Evropa, kur është fjala për të kryer operacione të pavarura është mungesa e aftësive ushtarake. Në fillim të viteve 90, kur Kombet e Bashkuara vendosën një zonë të ndalim – fluturimit në Irak, RAF kreu mesatarisht pesë misione në krahasim me aviacionin amerikan. Francezët nuk fluturuan aspak, sepse jet-ët e tyre Mirage kishin parametra të njëjtë radarë të avionëve luftarakë që i ishin shitur Saddam Hussein-it dhe prandaj rrezikonin të rrëzoheshin nga amerikanët.
Njëzet vjet më vonë, amerikanët edhe një herë bëjnë pjesë në luanin e veprimeve të armatosura. Nga qindra misione të nisura qëkur OKB-ja ka autorizuar përdorimin e forcës, rreth gjysma janë ndërmarrë nga amerikanët. Pjesa tjetër është vepër e anglezëve dhe francezëve. Deri më tani, të gjitha veprimet luftarake janë zhvilluar nën komandën amerikane dhe Gjenerali Carter Ham është marrë direkt me goditjen e fillimit të misionit.
Ndryshe nga fushatat e fundit në Kosovë, Irak dhe Afganistan, rasti i Libi-së është komplet ndryshe: këtë herë Obama dhe Gjeneralët e tij janë me të vërtetë të padurueshëm për t’ia kaluar përgjegjësinë e misionit dikujt tjetër. Dje një zyrtar amerikan më tha: “Evropianët kanë kërkuar zonën e ndalim – fluturimit. Pra, evropianët mund të merren me kontrollin e zonës së ndalim – fluturimit. Problemi i vetëm i kësaj zgjidhjeje, për më tepër shumë i thjeshtë, është se siç ndodh shpesh kur bëhet fjalë për një çështje që lidhet me sigurinë, “evropianët” nuk janë në gjendje të bien dakord mbi kontrollin e operacioneve.
Pakujdesia e Sarkozi-së/Sa për të filluar, jo të gjithë udhëheqësit evropianë ishin dakord me zonën e ndalim – fluturimit. Ndërhyrja është më tepër vepër e David Cameron dhe Nicolas Sarkozy sesa e BE-së; kur u deklarua nga ana e gjermanëve, duke iu kundërvënë krijimit të zonës së ndalim – fluturimit, e pasuksesshmja Baronesha Ashton, përgjegjëse e politikës së jashtme të BE-së, dha një provë tjetër të një papërvoje diplomatike. Pas së shtunës pasdite, me pakujdesinë e tyre karakteristike, francezët nisën sulmin e parë ajror kundër forcave të Gedaf-it pa marrë mundimin të informonin aleatët e tyre të NATO-s, midis Londrës dhe Parisit ka pasur tensione. Përveç kësaj, francezët e kanë pasur gjithmonë problem të marrin urdhra nga Gjeneralët amerikanë, pa marrë parasysh se çfarë Sarkozy pohon mbi faktin se vendi i tij ka kapërcyer ambivalencën e tij historike karshi NATO-s. Unilaterizmi francez duhet të jetë shqetësimi ynë i fundit. Nëse Gjeneral Carter e ka bërë të qartë se ka ndërmend t’ia kalojë kontrollin e misionit NATO-s për pak ditë, gjermanët – siç ka thënë një diplomat – po tregohen të pavlerë për misionin. Nga ngjarjet e trishtuara në Afganistan, ne e dimë sa dhe çfarë dëmesh mund të ndodhin kur vende të veçanta këmbëngulin për vendosjen e garancive të tyre në forcat vepruese ose aq më pak në operacionet ushtarake. Në Kabul, për shembull, vetëm 10% e ushtarëve gjermanë të vendosur në Afganistan do të largohen nga kazermat, duke pasur parasysh shqetësimet e mëdha të Berlinit për sigurinë e tyre. Gjermanët këtë herë nuk mund të vendosin kufizime të tilla, siç nuk kanë ndërmend të pozicionojnë skuadriljet e tyre Euro - luftuese së bashku me ato të RAF-it. Megjithatë, si turqit, kanë mjaft ndikim të vendosin një strukturë komande dhe rregulla angazhimi, që e bëjnë të pamundur suksesin e misionit. Nëse do të ndodhë kështu, mundësitë që Evropa të bëjë një luftë për hesap të saj do të paragjykohen seriozisht.