Përse nuk duhet të ndalojë Odiseja e operacioneve luftarake në Bengazi?
Nëse negociatat e nxituara diplomatike që të shpien te Rezoluta e vitit 1973 duken si një detyrë herkuliane, ato mund të çalojnë në sfidën që vjen më pas: ta mbajnë Libinë të pacenuar në rrugën e rigjenerimit
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurimit, Catherine Ashton, më 18 mars 2011, ka shkruar një editorial lidhur me alternativat që shtrohen lidhur me Libinë “nganjëherë çështja më e vështirë në politikën
botërore është pyetja: “Çfarë?” Nën dritën e një ritmi të furishëm negociatash për të marrë masa të mëtejshme në mbrojtje të popullit, nuk është për t’u habitur që askush nuk ka reshtur së menduari lidhur me këtë. Në të vërtetë, u është dashur shumë kohë Bashkimit Evropian, Ligës Arabe G-8 dhe Këshillit të Sigurimit për të rënë dakord. Nga ana e tij, Presidenti amerikan Obama premtoi që ndërhyrja do të ishte e shkurtër – do të ishte çështje “ditësh, jo javësh”.
Kryeministri anglez David Kameron këshilloi që përfshirja ndërkombëtare duhej të ishte e kufizuar për të ndaluar dhunën e Gadafit. Që të dyja këto qëndrime u dukën se ishin paksa jashtë realitetit. Në këtë pikë, komuniteti ndërkombëtar ka dy mundësi: të mbrojë lëvizjen kundërshtare në Cyrenaica, provincën e madhe lindore, në të cilën është lokalizuar Bengazi, por të mos përdorë dhunën për ta nxjerrë nga pushteti Gadafin ose ta ketë qëllimin kryesor largimin e Gadafit. Obama u duk sikur ishte në një mendje me Kameronin, kur foli për frenimin selektiv – mbase në përpjekje për të futur në rrjedhën normale përfshirjen ndërkombëtare.
Iu bë jehonë gjihashtu edhe thirrjes së Obamës për ndërhyrjen afatshkurtër. Deri më tani, ky frenim as nuk është i mundur, as i realizueshëm. Në të vërtetë, kjo do të mbronte logjikën e drejtë të Rezolutës së 1973.
Padyshim, sulmet dhe veprimet ushtarake do ta konsolidonin vendimin e rebelëve.
Duke parë shkatërrimin e shkaktuar nga koalicioni ndërkombëtar, luajalistët e Gadafit zor se do i propozoheshin opozitës.
Edhe nëse sulmet ndalojnë prej armëpushimit, rebelët do të marrin avantazh prej dobësisë së Gadafit. Një Libi me Gadafin me një kontroll të pjesshëm do të ishte e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar. Nëse ndërhyrja ndërkombëtare do ta frenonte Gadafin, ai do të ishte nën kontrollin e duhur në Tripolitania, provincën veriperëndimore në të cilën Tripoli është lokalizuar, duke miratuar kështu pavarësinë e Cyrenaicas.
2 provincat janë ndarë me tensione të mëdha. Gadafi historikisht e ka lënë pas dore ekonominë e Cyrenaicas, sepse ai gjykonte që fiset në këto zona janë të pabesa.
Tensionet midis 2 provincave u acaruan më tej prej përpjekjeve të Gadafit për të luajtur me njëri-tjetrin, me qëllim që të rrinte në pushtet.
Duke mbrojtur gjysmën e vendit, ndërkohë që gjysma tjetër i përkiste Gadafit, kjo do të vështirësonte zgjidhjen e problemit të provincave, që të ecnin në rrugën e tyre.
Ekonomikisht, kjo ishte e mundshme; të dy provincat kanë fusha të tëra me naftë për më shumë të ardhura vjetore.
Politikisht, një vendim i tillë do të ishte shkatërrimtar. Në Tripolitania, Gadafi do t’i kishte përsëri rezervat dhe territorin për të vazhduar luftën kundër opozitës.
Nëse terrorizmi brutal i Gadafit është krijuar që më 1980 për të siguruar pozicionin e Libisë në rajon, ai nuk do të hezitonte aspak të vepronte kështu. Edhe nëse zbatohet armëpushimi në të ardhmen, frenimi selektiv do ta lejonte të luante një lojë afatgjatë si macja me miun.
Ndërkaq, armët që u ngritën në kufijtë porozë të Libisë dhe në duart e forcave kundërshtare të Cyrenaican gjatë fushatës anti-Gadaf, do t’i bëjnë fiset rajonale më të fuqishme se më parë. Duke vuajtur prej dhunës së Gadafit kundër tyre dhe më pas duke i dhënë guxim ndërhyrjes perëndimore në interes të tyre, ata ishin të gatshëm të fitonin me çdo kusht. Kësisoj, spektri i betejës ndërfisnore dhe ndërprovinciale do të zgjerohej edhe më shumë. Një Libi me Gadafin, madje edhe me kontroll të pjesshëm, do të ishte e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar; vendi do të ishte në gjendje të paqëndrueshme dhe do të sillte përgjegjësi reale për Afrikën e Veriut dhe Evropën.
Paaftësia e botës apo mungesa e vullnetit për të zëvendësuar Gadafin do të ndihmonte disa grupe, duke përfshirë edhe al-Kaedën, që do të shkaktonte kaos në Libi dhe në Afrikën e Veriut, si një mundësi për të zgjeruar ndikimin e vet.
Në të vërtetë, kërcënimi i Gadafit për ta kthyer Mesdheun në një zonë të paqëndrueshme, të kujton se çfarë do sillte kështu një Libi e ndarë. Duke lënë mënjanë paqëndrueshmërinë, ka një tjetër arsye pse frenimi selektiv është i pamatur: ndrydh alternativat e komunitetit ndërkombëtar në të ardhmen. Duket se është e paevitueshme që Bashkimi Evropian dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të nxitin forcat e Gadafit nga Bengazi. Retorika e Gadafit të javëve të kaluara ka treguar që do të jetë e zorshme të ushtrojnë presion mbi të, duke qenë në një pozicion të tillë. Për më tepër, është e pamundur që, duke arritur synimin e sigurisë së Cyrenaicas, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, liderët e forcave të ndërhyrjes, do të ishin më të kënaqur të stabilizoheshin, sesa të marshonin drejt Tripolit për të larguar Gadafin.
Padyshim, alternativa e largimit me forcë të Gadafit është e mbushur me probleme dhe ndërlikime. Largimi i Gadafit do të linte pas një vakum politik. Gjatë gjithë konfliktit, LNC ka kërcënuar që do të ketë pasoja të tmerrshme për këto vende në Perëndim, që nuk e kanë përkrahur mjaftueshëm pjesën rebele, nëse ngjadhnjen. Është e rëndësishme të nënvizojmë se deri tani nuk ka asnjë grup kundërshtar dhe LNC është kombëtare vetëm në aspiratat e saj. Një pjesë e madhe e Tripolitania-s e mbështet Gadafin dhe do të reagonte për këdo që do të zinte vendin e këtij të fundit, si dhe do të kundërshtonte që të bashkohej me qeverisjen e kryesuar nga LNC.
Për të mposhtur antagonizmin midis provincave dhe për të drejtuar vendin me anë të procesit të lodhshëm, institucionet do të kenë nevojë të jenë kombëtare dhe përfaqësuese.
Duke qenë se stabilizimi i bazës duket i paevitueshëm në Libi pas dekadash të pushtetit të Gadafit, komunitetit ndërkombëtar do t’i nevojitet ndihmë për të krijuar një version Libie për të Vërtetën dhe Komisionin e Pajtimit, që solli kundërshtarë politikë në Afrikën e Jugut. Ndërkaq, komunitetit ndërkombëtar do t’i duhej të manovronte lidhur me zhvillimin e demokracisë dhe qeverisjes së duhur në një vend, që nuk ka njohur gjë tjetër veç tiranisë prej dekadash. Është thjesht një proces i demokratizimit dhe rikonstruktimit, që do të përpiqet të minimizojë ndarjet në Libi. Ri-integrimi i Libisë me fqinjët e Afrikës së Veriut pas dekadash izolimi të imponuar nën pushtetin e Gadafit do të ndihmojë, po ashtu.
Pas disa vitesh izolimi, riintegrimi në rajon mund të injektojë më shumë krenari dhe përgjegjshmëri për libianët. Që të ndodhin të gjitha këto, Libia ka nevojë për atë që shkruan Ashton në artikullin e saj “një plan marshall për Afrikën e Veriut” që do të ndihmonte për krijimin e një Libie post Gadaf (si dhe vendet e tjera të rajonit) që të krijojnë shtetet e tyre, duke zhvilluar ekonominë dhe duke përmirësuar qeverisjen demokratike përmes një numri iniciativash edukative, ekonomike dhe politike.
Mbijetesa e Libisë nuk do të varet vetëm nga ajo se si qytetarët e saj do t’ia dalin me copëtimin afatgjatë, por gjithashtu edhe për planifikimin e kujdesshëm të autoriteteve të jashtme. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të dalin shpejt me një vendim, mund të krijohet një rrugë qorre që mund ta shfrytëzojë më së miri Gadafi. Komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për një axhendë dhe për një plan të qartë lidhur me ndërhyrjen, duke filluar që tani.
Përktheu Rudina Dahri