PS niset në StrasburgPE, nesër seancapër Shqipërinë
TIRANE- Një delegacion i deputetëve socialistë, shkojnë sot, në Strasburg, për t’u takuar me deputetët e majtë të Parlamentit Evropian. Gazeta Shqiptare shkruan sot se deputetët e PS që do të udhëtojnë drejt Francës dhe që do të takohen me eurodeputetët e së majtës,janë Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj. Takimi vjen një ditë para se sa PE të diskutojë dhe miratojë në seancë, rezolutën e hartuar nga Komisioni i Politikës së Jashtme të PE-së. Në faqen në internet të Parlamentit Evropian, është e fiksuar në axhendë se rezoluta e komisionit për Shqipërinë do të diskutohet në seancën plenare që do të mbahet në Strasburg, të mërkurën, rreth orës 15:00 deri në orën 19:00.
Deputetët e PS-së do të diskutojnë dhe konsultohen me përfaqësues të grupit parlamentar socialist në lidhje me qëndrimin që këta të fundit do të paraqesin në seancën, ku do të diskutohet për Shqipërinë. Në rezolutën e PE-së, e cila ka 26 pika dhe që mban në krye të saj emrin e raporterit për Shqipërinë, eurodeputetit Nikolas Chountis, theksohet se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore, ashtu sikurse për të çuar përpara reformat kryesore. Nga ana tjetër, KE mirëpret përmirësimet në kuadrin ligjor dhe në procesin e administrimit të zgjedhjeve, por vë në dukje se, sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet e qershorit 2009 përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare. Në këtë rezolutë u bëhet thirrje partive politike shqiptare të ndjekin një dialog konstruktiv politik për të eliminuar problemet që u vunë re gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009, në favor të pluralizmit politik, përpara zgjedhjeve të ardhshme, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale të 2011. Në këtë rezolutë theksohet edhe nevoja urgjente për hetim të shpejtë dhe efektiv të autorëve të parregullsive. Eurodeputetët kërkojnë një konsensus partiak për reformat ekonomike, politike dhe sociale, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe për të lejuar që vendi të përparojë në rrugën e tij për anëtarësim në BE.
(s.g/GSH/BalkanWeb)