E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar

Një 24-vjecar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e të hënës, pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Sipas burimeve policore bëhet fjalë për Roland Ndokaj, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit ushtarak. Sipas informacioneve të fundit, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia, e cila u ndodh menjëherë në vendngjarje, po punon për zbardhjen e motiveve të plagosjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›