E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagosja e 24-vjeçarit, identifikohet autori

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit Roland Ndokaj. Burime të policisë së Tiranës theksojnë se autori është shtetasi Ruzhdi Zoga rreth 30 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit tek "21 Dhjetori" ku Roland Ndokaj 24 vjeç ka qënë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë. Sipas policisë 24-vjeçari ka qënë së bashku me autorin në të njëjtin lokal dhe pas një grindje banale e ka qëlluar me pëllëmbë këtë të fundit. Duket se Ruzhdi Zoga nuk e ka lënë me kaq, ai pasi ka marrë makinën dhe armën ka qëlluar drejt 24-vjeçarit. Menjëherë 24-vjeçari është dërguar në spitalin ushtarak dhe mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ruzhdi Zoga. Gjithashtu policia ka shoqëruar në polici dëshmitarët të cilët kanë qënë në vendngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›