E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartësot seanca dëgjimorepër Mucmatën

TIRANE- Në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet sot seanca dëgjimore për kandidatin e fundit të propozuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi për anëtar të Gjykatës së Lartë. Vexhi Muçmata do të jetë para deputetëve për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve, para se kandidaturat të shkojnë për votim të hapur në Kuvend.

Seanca dëgjimore e komisionit dje ishte për kandidatin Sokol çomo, i cili deklaroi se gjatë karrierës së tij nuk ka pasur mbështetje politike. Ndërsa kandidati tjetër Medi Bici është dëgjuar nga deputetët pak javë më parë. Gjykata e Lartë ka 17 anëtarë, të cilët emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet.

Gjykata e Lartë ka 17 anëtarë, të cilët emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›