E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompei në KosovëDënon incidentetnë Mitrovicë

PRISHTINE- Presidenti i Bashkimit Evropian viziton sot Kosovën. Gjatë qëndrimit në Prishtinë Herman Van Rompi, pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe me përfaqësues bndërkombëtarë.

Vizita në Kosovë, bëhet në kuadër të turneut ballkanik të zotit Rompi.

Gjatë ditë së djeshme presidenti i PE-së qëndroi në Beograd dhe u takua me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.

Nga ky takim është njoftuar shkurtimisht se është biseduar për situatën aktuale në Kosovë, duke mos dhënë më tepër detaje. Takimi përkon me incidentet në veri të Mitrovicës, ku një ditë më parë deputetit Miletiç u plagos ndërsa të premten e kaluar nga një shpërthim gjeti vdekjen një person dhe 11 të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë të djeshme nga Beogradi Presidenti i BE-së dënoi këto incidente. Ai “ka bërë thirrje për dënimin e dhunës, duke kërkuar përmbajtje, qetësi, stabilitet dhe dialog”.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›