E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjencat civile: 55 komuna të bllokuara nga dëbora

Situata e zonave të bllokuara nga dëbora është alarmante. Raportohet se 55 komuna në vend janë të izoluara ku trashësia e dëborës arrin deri në 2 m. Kjo është shifra më e lartë e zonave të bllokuara e dhënë nga emergjencat civile. Në Shkodër janë izoluar 15 komuna ndërsa në Kukës 24 fshatra kanë mbetur të bllokuar. Sipas drejtorisë së emergjencave civile situata e rënduar paraqitet edhe në Dibër, në Korçë dhe në Lezhë.
 

Alarmi "SOS" po shtohet minutë pas mintute. Banorët kërkojnë ushqime dhe ilaçe. Mëngjesin e së djelës, nga drejtoria e rezervave të shtetit u raportua se janë nisur 3 kamionë me ushqime në drejtim të Kukësit. Ndërsa emergjencat civile thonë se janë nisur gjithsej 812 pako në zonat të cilët prefekturat kanë shpallur gjendjen emergjente.
 

Ndihmat jepen vetëm në rrugë tokësore me kamionët e ushtrisë vetëm kur akset janë të kalueshme. Helikopterët për më shumë se 3 ditë nuk kanë nisur fluturimet për shkak të motit me shi dhe erë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›