E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ne Greqi, protestuesit ''marrin'' Ministrine e Financave

ATHINE- Tension në Greqi një ditë pasi qeveria deklaroi për masat e reja shtrënguese të qeverisë së Papandreut që kanë si qëllim të ulin defiçitin buxhetor të vendit. 300 manifestues të frontit të sindikatës komuniste Pame kanë zënë godinën e ministrisë së Financave në shenjë proteste. Protestuesit kanë arritur të hyjnë në godinë në mëngjes.
Disa protestues kanë hipur në tarravë dhe kanë vendosur një parullë ku shkruhej “"Hiqni dorë që masat të mos aplikohen''. Manifestues të tjerë kanë ndaluar nëpunësit të hyjnë në ministri.

Masat e reja, që kanë si qëllim të kursejnë 6.5 miliard euro, përfshijnë edhe një ngrirje të rritjes së pensioneve, një rritje të taksave mbi vlerën e shtuar dhe uljen e pagave të punojësve të shërbimit civil.

Sindikata e punonjësve të shërbimit civil ka thirrur një tjetër grevë 24 orëshe.

Qeveria greke shpalli të mërkurën masa të rrepta ekonomike, që përbëjnë ndërhyrjen e saj të tretë që kur u mësua niveli i vërtetë i krizës së borxheve të Greqisë.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i vlerësoi këto masa, duke thënë se ato janë të rëndësishme për stabilitetin e të gjithë eurozonës. Greqia duhet të ulë defiçitin për të shlyer urgjentisht një pjesë të borxhit në muajin prill.

Kryeministri Jorgo Papandreu e krahasoi krizën e buxhetit, të cilën po përjeton vendi me situatën e një kohe lufte dhe tha se Greqia ishte në prag të falimentimit.

Bashkimi Evropian i ka bërë presion Athinës që të marë masa shtrënguese shtesë për të përmirësuar gjendjen e financave.
Sindikatat kanë zhvilluar greva kundër planeve të qeverisë dhe ministri i ekonomisë ka paralajmëruar që këto masa të jenë të drejta nga ana sociale.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›