Pukë, arrestohen për vjedhje 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen si autorë të një sërë grabitjesh në rrethin e Pukës. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Bardhok Ndoj, 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, në komunën Gjegjan, Edvald Sula, 35 vjeç, dhe Vitor Cara, 21 vjeç, të dy banues në fashatin Lum Zi, në komuna Rrapë.
Sipas policisë tre të arrestuarit dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash në Pukë ndërsa gjatë arrestimit në banesat e tyre janë sekuestruar dhe disa armë.
Kështu sipas policisë janë sekuestruar 2 automatikë model “56”, 2 krehër automatiku, 30 fishekë, një motorsharrë, një magnetofon, një karte dixhitale dhe një tharëse flokësh.