E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut, 600 të plagosur nga përplasja e trenit

Më shumë se 600 persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Sueto të Johanesburgut në Afrikën e Jugut.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se një tren udhëtarësh u përplas me një tren të ndaluar dhe për pasojë rreth 600 pasagjerë janë plagosur ndërsa 2 persona janë në gjendje kritike për jetën.
 

Ndërkohë sipas mediave kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit që cilësohet si aksidenti më i madh i ndodhur ndonjëherë në hekurudhat e Afrikës së Jugut.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›