E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimet në burg, rrëfehet një grua që ka bashkëshortin në qeli

Çdo i dënuar në burg ka të drejtë të takojë të afërmin e tij katër herë në muaj apo një herë në javë. Vera është një nga personazhet e historisë sonë që çdo të enjte është përpara derës së paraburgimit 302 apo "Mine Peza" në Tiranë. Ajo rrefën në mikrofonin e "Ora News" takimet që kryen çdo javë me bashkëshortin në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Por si ajo ka edhe të tjerë të cilët presin rradhën para burgjeve që të dërgojnë në qelitë e të afërmve të tyre, bashkëshortëve, djemëve, kushërinjëve sendet që atyre u nevojiten apo edhe ushqime. Kështu pas një kontrolli të rreptë nga drejtoria e burgut çdo ushqim i sjellë shkon në qelinë e të dënuarit apo paraburgosurit. Ndërkohë, sipas rregullores së burgjeve një i dënuar ka të drejtë që të takojë katër herë në muaj të afërmit e tyre. Madje po kaq herë ata kanë të drejtë edhe të flasin në telefon. Por drejtoria e burgjeve në raste emergjente u jep të drejtë të dënuarve për të pasur takime dhe telefonata shtesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›