Të burgosurit në plazh,100 të dënuar me leje

U jepet e drejta të bëjnë katër ditë plazh edhe të dënuarit. Me një leje të dhënë nga Drejtoria e Burgjeve një burgosur mund të largohet disa ditë dhe më pas të rikthehet sërish në qelinë për të përfunduar dënimin. Por për të marrë këto 4 ditë pushimi një i dënuar duhet të sillet mirë dhe të mos ketë asnjë vërejtje me shkrim nga drejtori i burgut ku qëndrojnë të dënuarve u jepet mundësia të shkojnë disa ditë me pushime. Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve të dënuarve, të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t'u japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave, në total, nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit. Sipas burimeve për muajit korrik dhe gusht janë dhënë deri tani nga kjo drejtori rreth 100 leje për të dënuarit. Madje këto ditë kanë edhe numrin më të madh të kërkesave nga të dënuarit. Kështu leja shpërblyese i jepet:
Personave të dënuar deri në 3 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 1/4 e dënimit;
personave të dënuar nga 3 deri në 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 1/2 e dënimit;
personave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit.
Sipas burimeve nga burgjet mësohet se edhe këtë vit do të shihen këto kritere që të dënuarit të kenë mundësi të shkojnë në këtë sezon verore edhe në plazh.