Pukë, bllokohen rrugët nga reshjet e borës
PUKE- Fillojnë rreshjet e para të dendura të borës në rrethin e Pukës, ku rrugët kryesore mbeten sërish një problem i madh për qarkullimin e mjeteve. Rreshjest intensive kanë filluar rreth orës 19.00 dhe pritet që gjatë natës të jenë edhe më intensive.
Të gjendur në një situatë të përsëritur prej vitesh, ku rrugët kryesore bllokohen nga dëbora duke vështirësuar qarkullimin, policia e Pukës bën apel që drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin si gjatë natës ashtu edhe gjatë ditës pa zinxhir.
Sipas policisë së Pukës më problematike shfaqen rrugët Shkodër-Pukë, Pukë-Kukës, Qafëmali-Fierzë, si dhe Fushë Arrëz-Mirditë.
(m.a/News24/BalkanWeb)