Fier, rregullohet defekti, banorët që nesër me ujë
FIER- Pritet që mëngjesin e kësaj të shtune, banorët e qytetit të Fierit të kenë sërish ujë të pijshëm në cezmat e tyre. Njoftimi vjen nga Ministria e Transporteve, e cila po ashtu identifikon si shkak të mungesës së ujit një difekt të rëndë në tubacionin kryesor të qytetit nga Pus Shpimet Kafaraj.
Sipas Ministrisë së Transporteve difekti ka ndodhur mëngjesin datës 9 dhjetor dhe si pasojë nuk është bërë i mundur furnizimi me ujë i banorëve të qytetit të Fierit. Pranë vendit ku kishte ndodhur difekti shkuan specialistë të drejtorisë së përgjithshme të ujësjellësit, sipas të cilëve Stacioni i pompimt do të fillojë nga puna brenda orës 24:00 të ditës së sotme, ndërkohë që furnizimi me ujë i banorëve të Fierit dhe zonës përreth, do të bëhet do të bëhet i mundur në mengjes, si pasojë e kohës së domosdoshme për testimin dhe presimin e rrjetit nga linja kryesore, depo dhe rrjeti shpërndarës.
(m.a/News24/BalkanWeb)