E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, konferecë shkencore për veprën e Musine Kokalarit

TIRANË- Universtiti “Eqerem Cabej” i Gjirokastrës i ka kushtuar një konferencë të vecantë shkencore, veprës dhe krijimtarisë letrare të Musine Kokalarit, e njohur me veprat e saj kryesore si “Seç më thotë nëna plakë, “Rreth vatrës”, dhe “Sa u tund jeta”. Koferenca inicohej në kuadër të një projekti të veçantë studimor për Musine Kokalarin, të ndërmarrë nga dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe” ku Studiues të letërsisë, pedagogë, gjuhëtarë etj në kumtesat dhe referatet e tyre kanë analizuar elementë të veçantë të krijimtarisë letrare.

Gjatë takimit është prezantuar mbi jetën dhe veprën e saj si dhe rolin që ajo pati në jetën politike. Në kujtim të jetës dhe veprës së Musine Kokalarit në pazarin karakteristik të Gjirokastrës është vendosur një bazoreliev në bronx i Musine Kokalarit, pjesë e panteonit “Nderi i Gjirokastrës”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›