Platini: Duhet përgjigje e fortë për trukimet
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka folur me gjuhën më të ashpër kundër skandalit të trukimeve që ka përfshirë aktualisht futbollin europian dhe ku përfshihen edhe ekipet shqiptare Tirana e Vllaznia. Një nga temat kryesore të diskutimeve në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka qenë pikërisht skandali i fiksimit të ndeshjeve, një prej më të mëdhenjve që ka parë bota e futbollit. “Nëse ne do t’i mësojmë rezultatet e ndeshjeve para se ato të luhen, atëherë unë nuk do të jem më president dhe ju nuk do të jeni më gazetarë, - u është drejtuar Platini reporterëve të pranishëm në Funkal, në Ishullin e Madeiras në Portugali. – Fëmijët nuk do të luajnë më futboll dhe njerëzit nuk do të shkojnë më në stadiume. Ky fenomen është një njollë e rëndë për atë që ndjekin futbollin dhe prandaj duhet të përdorim çdo mjet për ta ndaluar”, deklaroi numri 1 i futbollit europian. Presidenti i UEFA-s premtoi masa tepër të forta ndaj klubeve që do të shpallen fajtorë, ndërsa përgëzoi sistemin e ri të zbulimit të mashtrimeve, që sipas tij është shuëm i efektshëm. “Komiteti Ekzekutiv ishte shumë i shqetësuar, - tha Platini. – Këto manipulime lidhen me bastet dhe ky është një problem shumë i madh. Ne kemi ngritur një sistem dedektues dhe e dimë nga vijnë paratë. Po kështu, jemi duke i monitoruar ndeshjet 24 orë në ditë për 365 ditë të vitit. Monitorojmë deri në 29 mijë ndeshje në vit dhe kemi 400 kompani bastesh që na informojnë”, u shpreh numri 1 i futbollit europian. 5 skuadra europiane, mes të cilave Tirana e Vllaznia, janë nën hetim nga UEFA për shkak se akuzohen se kanë trukuar ndeshjet e tyre në Kupat e Evropës.
Nga vendimet e tjera të marra në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv ishte ai që finalja e Europianit të vitit 2012 të luhet në Kiev të Ukrainës. Veç kryeqytetit, për këtë turne janë zgjedhur edhe tre qytete të tjera të Ukrainas, Donjecku, Lvivi dhe Kharkovi. Sa i përket Polonisë, 4 qytetet e përzgjedhur janë Gdansku, Vroslava, Varshava dhe Poznani. Anoncimi u bë nga vetë presidenti i UEFA-s Mishel Platini. Europiani i vitit 2012 do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni, por deri tani organizimi i punëve nga ato ka marrë kritika të shumta. Gjithsesi, qeveritë e të dy vendeve kanë premtuar se do të jenë në kohë për ndërtimin e stadiumeve dhe të infrastrukturës së nevojshme për një kampionat europian.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)