E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratoriumi për mjetet lundruese, qeveria zgjat afatin edhe 3 vjet

TIRANE- Qeveria zgjat afatin dhe për një periudhë tre vjecare të moratoriumit të mjeteve motorike lundruese. Kjo është deklaruar nga kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
“Këto mjete të vogla e të shpejta lundrimi nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me turizmin, por janë tërësisht industri e mafies dhe trafiqeve”, u shpreh Kryeministri.
Duke i konsideruar mjetet lundruese si industri e mafias, kreu i qeverisë ka theksuar se zgjatja e moratoriumit ecën në kuadër të luftës kundër mafias.

“Ne zgjasim edhe me 3 vjet të tjera afatin e moratoriumit dhe vazhdimisht do ta bëjmë këtë sa të jemi në pushtet”, tha Berisha.
Sipas Kryeministrit “ky moratorium ka pasur efekte jashtëzakonisht pozitive dhe gjatë këtyre 4 viteve nuk kemi numëruara më viktima në Otranto apo në ujërat e tjera të vendit”.
Moratoriumi për mjetet motorrike lundruese të Shqipërisë nisi të zbatohet në vitin 2006 për një afat 3 vjeçar, por sot qeveria vendosi ta zgjasë atë dhe me tre vite të tjera.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›