Kroacia pro Kosovës. Tadic: Po përzihen në punët tona
VOJVODINË- Gjatë qëndrimit në Palic të Vojvodinës, Tadic u tha gazetarëve se paraqitja e pohimeve të pavërteta të përfaqësuesve kroatë para GJND gjatë shqyrtimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës paraqet përzierje në punët e brendshme të Serbisë.
"Pres që zyrtarët kroatë ta definojnë pozicionin e tyre dhe shpresoj se ky nuk është një qëllim për uljen e marrëdhënieve tona në një nivel më të ulët”, tha Tadic, dhe përkujtoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore paraqesin njërën prej konditave për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti serbe e komentoi si të papranueshëm edhe qëllimin e presidentit kroat në largim, Stipe Mesic, që gjatë Krishtlindjes serbe ta vizitojë Kosovën, për t’i dhënë kështu “mbështetjen e tij institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Prishtinës”.
Nga ana tjetër, Tadic i nënvizoi si plotësisht të pabaza vlerësimet e Kroacisë se Serbia bën një politikë jo të sinqertë ndaj Bosnje e Hercegovinës.
"Serbia mbetet me të gjitha forcat e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Daytonit, dhe ne presim që përfaqësuesit e popujve të BeH të merren vesh rreth zgjidhjeve të ardhshme për atë vend”, theksoi ai.
Presidenti Tadic sqaroi se me udhëheqjen e një politike jo të sinqertë Serbia karshi tërësisë territoriale të BeH Serbia do të rrezikonte edhe integritetin e vet territorial, por edhe do të ulte kredibilitetin e saj gjatë procesit në GJND.
(m.a/express/BalkanWeb)