Pukë, frikë nga gjakësi, vrasësi kthehet në endacak
PUKE- Edhe pse ka marrë dënimin e merituar për vrasjen e të afërmit një 38 vjecar nga Puka vazhdon të vuajë pasojat e atij krimi duke u dëbuar nga fshati i tij. Kjo është historia e 38 vjecarit i cili edhe pse ka vuajtur dënimin me 5 vite burg, nuk pranohet jo vetëm nga të afërmit por edhe nga bashkëfshatarët e tij. Madja ata e kanë kërcënuar se nëse shkel në fshat do ta vrasin. Bardhok Desku është detyruar të endet rrugëve të Pukës. Me ndjenjën e pendesës larg familjes, nën mohimet dhe kërcënimet e bashkëfshatarëve të tij, 38 vjecari ka marrë vendimin fatal të jetës, atë të një endacaku, duke u përballur cdo ditë me temperaturat nën zero që karakterizojnë veriun e vendit. “Prej ditës kur bëra këtë krim të rëndë, unë cdo minutë orë e ditë e kaloj me atë ngjarje që më shfaqet gjithmonë , pa mundur ta largoj nga mendja” tregon Bardhoku që është thuajse në kufijtë e humbjes së logjikës. Ngjarja për të cilën 38 vjecari mori dënimin e merituar ka të bëjë me vrasjen e kushëririt të tij pas grindjes për motive të dobta. Banorët e Pukës tregojnë se 38 vjecari streohet mbrëmjeve në hyrjet e pallateve apo në ndonjë cep pa arritur të thahet nga shiu e bora që i rëndojnë mbi trup. Ajo që shqetëson në këtë histori është dënimi moral përtej hekurave të burgut. (e.n/News24/BalkanWeb)