E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tërmet 5.2 ballë në pjesën qendrore

ATHINë- Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot pasdite pjesën qendrore të Greqisë. Epiqendra e goditjes ka qenë në rajonin e Gjirit të Korinthit, 160 kilometra në perëndim të Athinës. Tani për tani nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale. Tërmeti është ndjerë në pjesën më të madhe të Greqisë Qendrore, nga Athina deri në qytetin Patras, në pjesën veriperëndimore të Peloponezit(m.a/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›