E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezha pas përmbytjeve, banorët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm

LEZHE- Pas përmbytjeve të shkaktuara nga baticat e detit në Ishull Shëngjin të Lezhës , gjendja tashmë duket e stabilizuar. Sistemimi i rrugës dhe argjinaturës ndodhen në fazën përmbyllëse por banorët përballen me një tjetër problem, mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehen se në shumë zona ku ka ndodhur përmbytje uji vjen i kripur duke shkaktuar edhe dëme në pajisjen elektroshtëpiake. Shqetësimi prek pothuajse 30 familje të kësaj zone që furnizohen me ujë nga i njëjti burim. Banorët shprehen se ka shkuar një komision për vlerësimin e dëmeve ndërsa janë në pritje të dëmshpërblehen. Problemi i ujit të pijshëm është një ndër problemet kryesore për të gjithë këta banorët. Për të pirë ata konsumojnë ujë të blerë ose mbushin në qytet. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›