E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-gjenerali Mlladic fshihet në Serbi

SARAJEVE- Ish gjenerali i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlldiç, fshihet në Serbi, tha Rafi Gregorian. Zëvendësi i Përfaqësuesit të lartë në Bosnjë Hercegovinë i bëri këto komente për mediat lokale. Ai shtoi se Mlladiçi ka një rrjet mbështetësish në Bosnjë, por fshihet në Serbi. Mlladiçi kërkohet nga Gjykata Nëdrkombëtare për ish Jugosllavinë për krime lufte dhe gjenocid. Beogradi zyrtar thotë se nuk ka informacione për vendfshehjen e Mlladicit. Mlladic është konsideruar zbatuesi i urdhrave të Radovan Karaxhic që u arrestua vitin e kaluar dhe aktualisht ndodhet në Hagë. Radovan Karaxhic, ish-kreu i serbëve të Bosnjes po gjykohet në Hagë për 11 vepra penale të rënda mes të cilave dhe masakra e Srebrenicës ku mbetën të vrarë disa mijëra djem e burra myslimanë.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›