Zgjedhjet serbe në Kosovë, Rexhepi: Mos na detyroni të përdorim dhunë
PRISHTINE – “Faktori ndërkombëtar duhet të bëjë presion ndaj Serbisë që të mos i organizojë zgjedhjet lokale serbe në Kosovë, në mënyrë që të shmanget nevoja e përdorimit të dhunës.” Kështu deklaroi sot ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi pas takimit me homologun shqiptar, Bujar Nishani, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Rexhepi ka theksuar se qeveria e Kosovës do të bëjë çmos që zgjedhjet serbe të mos zhvillohen në Kosovë, ndërkohë që sipas tij, i takon bashkësisë ndërkombëtare të bëjë presion ndaj Serbisë, e cila i ka pranuar obligimet që dalin nga marrja e statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian.
“Ne insistojmë që ata ta bëjnë presionin maksimal, që institucionet tona të mos jenë të detyruara që të përdorin forcën ose dhunën. Nuk do të bëjmë veprime të njëanshme, por do të donim që presioni që do të bënte faktori ndërkombëtar ndaj Serbisë, të japë rezultate dhe të mos sfidohemi në atë drejtim”, -ka thënë Rexhepi.
(er.nu/BalkanWeb)