E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, hapet Qëndra Komunitare, për të rinjtë e të moshuarit

PUKË- Fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit e qytetit të Fushë-Arrëzit tashmë do të kenë dhe pikën e tyre të takimit dhe integrimit.

Fondacioni i miqësisë Austri-Shqipëri i Marian Graf që kontribuon prej 20 vitësh në Shqipëri me mbështetjen e princit të Lihtenshtejnit Eugen, ka celur dyert e Qendrës Komunitare në këtë qytet. Inagurimi i këtij institucioni ka sjellë në Shqipëri edhe vetë princin Eugen.

Qendra komunitare në qytetin e Fushë-Arrëzit mendohet se do t’i japë fund qëndrimit nëpër rrugë të të moshuarve të qytetit të Fushë-Arrëzit, ndërsa do të jetë një pikë bashkimi dhe argëtimi për fëmijët dhe të rinjtë që do të kenë ambientet e tyre në ndërtesën e re me pajisje bashkohore.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›