E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e minatorëve: Do vijojmë axhendën deri në marrëveshje

TIRANË- Takimi midis minatorëve të Bulqizës dhe përfaqqësuesve të firmës ACR ka përfunduar pa asnjë marrëveshje konkrete midis palëve.

Minatorët e kanë diskutuar për më shumë se tre orë, me përfaqësues të firmës ACR, e cila në parim ka rënë dakort për kërkesat e minatorëve.

Mësohet se është rënë dakort se këkesat janë të drejta, por firma ka kërkuar kohë, pasi bordi i firmës mblidhet në Austri dhe nuk mund të marrë vendim.

Nga ana tjetër minatorët bëjnë me dije se nëse nuk diskutimet me firmën nuk do të finalizohen me marrëveshje të pranueshme nga palët, ata do të vijojnë axhendën e tyre të protestave deri në arritjen e kërkesave.

Përfaqësuesi i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla pas takimit me përfaqësuesit e firmës u shpreh se bisedimet nuk kanë dështuar, por ende nuk ka një rezultat, pasi pritet mbledhja e bordit të firmës në Austri.

“Bisedimet nuk kanë dështuar, por nuk kemi arritur ende rezultat konkret. Ne do vazhdojmë axhendën tonë të protestave. Ndërkohë ata pranojnë rritjen e pagës, nuk ramë dakort për shifrën, pasi bordi është në Austri do të mblidhet të hënën dhe do të përmbledhin të dhënat, në momentin që do të marrin një vendim do të ënshkruajmë një protokoll marrëveshjeje e cila do ë certifikojë vendimin“,- deklaroi Nikolla.

Minatorët gjatë mbledhjes së sotme kanë bërë me dije se nuk do të tërhiqen nga rritja e pagës me 20%, pavarësisht se kompania ende nuk pranon një rritje të tillë.

Është pranuar nga ana e përfaqësuesve të ACR për investimet ndaj sigurisë dhe kushteteve të punës, dhe kanë vërejtur që nuk është bërë aq sa duhet. Firma ACR ka marrë përgjegjesinë për vazhdimësine e punës edhe pas një viti e gjysëm, kur rezervat mbarojnë. Si dhe ka pranuar se duhet të penalizohen firmat e tjetra që shfytëzojnë padrejtësissht pasurite minerale.

Ndërkohë të hënën protesta e minatorëve të Bulqizës do të vijojë para kryeministrisë dhe ministrisë së Ekonomisë. Dhe nëse bordi i firmës ACR nuk vendos gjë ata sic kanë paralajmëruar do të futen greve urire

Protesta e minatorëve, sot takimi në Tiranë
Ora 11:10 Në ditën e 13-të të protestave të minatorëve të Bulqizës, një përfaqësi e sindikatës dhe e konfederatës janë nisur drejt Tiranës për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e ACR. Takimi pritet të zhvillohet sot në mesditë.

Minatorët kërkojnë rritje page, kryerjen e investimeve, kushte më të mira pune si dhe largimin e subjekteve te palicensuara, miratimin e statusit te minatorit dhe uljen e moshës së daljes në pension.

Deri tani nuk është arritur asnjë marreveshje mes minatoreve dhe drejtuesve të kompanisë ACR. Minatorët e Bulqizës kanë vendosur që të hënën të zhvillojnë në Tiranë një protestë para ambienteve të zyrës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

(e.m/sg/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›