E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, makina del nga rruga, pasagjerët shpëtojnë mrekullisht

PUKE- Një automjet tip Mitsubishi, fuoristradë teksa po udhëtonte në drejtim të zonës së Iballës së Pukës ka dalë nga rruga duke përfunduar rreth 30 metër poshtë saj. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur pasoja për jetën e njerëzve ndërkohë që vetëm njëri prej pasagjerëve ka pësuar lëndime si pasojë e thyerjes së xhamit të parë të automjetit. Në fuoristradë udhëtonin 7 persona të cilët po ktheheshin në zonën e thellë malore. Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë stakimi i frenave të automjetit dhe lagështira në rrugë. Segmentet rrugore të rrethit të Pukës gjatë këtyre ditëve janë kthyer në një rrezik të vërtetë për përdoruesit e tyre, pasi terreni i vështirë mbi të cilin gjarpërojnë por edhe mbingarkesa në këto ditë të fundvitit e shtojnë rrezikun gjatë qarkullimit. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›